LAJMI I FUNDIT:

​AGK: Mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve, inkurajon të tjerët që të sulmojnë dhe kërcënojnë gazetarët

​AGK: Mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve, inkurajon të tjerët që të sulmojnë dhe kërcënojnë gazetarët

Më 2 nëntor shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e mosndëshkimit për krimet ndaj gazetarëve, përmes së cilës bëhet fushatë globale dhe kërkohet nga institucionet shtetërore që të parandalojnë dhunën ndaj gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka theksuar se autorët e krimeve duhen të sillen gjithmonë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve inkurajon të tjerët që të sulmojnë fizikisht dhe kërcënojnë gazetarët.


AGK rithekson se institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë duhen të tregohen më efikase në trajtimin e rasteve të sulmeve, kërcënimeve, frikësimeve dhe presioneve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve medial.

Në këtë ditë, AGK po ashtu përkujton vrasjen dhe zhdukjen e gazetarëve në Kosovë për të cilat raste asnjë kryerës i veprave kriminale nuk është sjellur para drejtësisë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 2 nëntorin ditën ndërkombëtare për përfundimin e mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve duke iu bërë thirrje shteteve anëtare që të zbatojnë masa që të luftojnë kulturën aktuale të mosndëshkimit”, thotë AGK.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori