LAJMI I FUNDIT:

​ Ahmeti: Prishtina e meriton ta ketë shtatoren e Anton Çettës

​ Ahmeti: Prishtina e meriton ta ketë shtatoren e Anton Çettës

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se komuna në mbledhjen e radhës do të propozojë që në Prishtinë të vendoset shtatorja e Anton Çettës.

Ai ka thënë se në 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës do të punojnë që të ketë sa më pak hasmëri në mes të shqiptarëve.

Postimi i Ahmetit:


Sot, me 3 Janar 2020 shënojmë 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës. Ndër ekspertët më të mirë të Folklorit Shqiptar me mbi 15 libra, Anton Çetta arriti te fitojë zemrat e Shqiptarëve kur themeloi Komitetin për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë. Familjet pajtoheshin gjithandej nëpër Kosovë. Ndër lëvizjet dhe veprimet me të mira ndonjëherë ndër shqiptarë.

Të gjithë sigurisht se keni dëgjuar për mospajtimet rreth lokacionit potencial të shtatores se Anton Çettës, por kjo nuk është temë sot.

Ne si ekzekutiv në bashkëpunim me asamblistë të Kuvendit Komunal në mbledhjen e radhës do të propozojmë që shtatorja e Anton Çettes ta ketë vendin në parkun në mes të Fakultetit Filologjik dhe Katedrales. Pas përfundimit të Parkingut Nëntokësor, parku përmbi do të zgjerohet edhe më shumë dhe aty bashkë me shtatoren e Fehmi Aganit do ta kemi edhe shtatoren e Anton Çettes.

Në këtë 100 vjetor të lindjes së Anton Çettës, të zotohemi, të punojmë e të shpresojmë për sa më pak hasmëri në mes të shqiptarëve, sa më pak hasmëri në mes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Dua që të falënderoj asambleisten Vlora Dumoshi si dhe nënkryetarin Selim Pacolli për insistimin që si Komunë ta nderojmë Anton Çettën.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori