LAJMI I FUNDIT:

​​Limaj e Gashi flasin me Eiden për platformën e dialogut me Serbinë

​​Limaj e Gashi flasin me Eiden për platformën e dialogut me Serbinë

Dy zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, sot kanë takuar ish të dërguar e Komeve të Bashkuara për Kosovës, diplomatin norvegjez, Kai Eide.

Limaj ka theksuar se në takim biseduan për proceset në të cilat po kalon vendi.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, takuam diplomatin e shquar norvegjez, Kai Eide. Biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi. z. Eide, si një njohës i mirë i realitetit në Kosovë, u interesua të dijë për punën e delegacionit shtetëror për Bisedime me Serbinë. E njoftuam diplomatin Eide për punën e delegacionit në finalizimin e platformës për bisedime me Serbinë.


“Platforma është në frymë të Kushtetutës së vendit dhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë. Përmes platformës ne synojmë ta paraqesim zërin unik të Kosovës i cili do ta reflektojë edhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë. Bashkërisht u pajtuam se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm dhe se për Kosovën është shumë me rëndësi të ketë një zë në këtë proces”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Kronika e Zezë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Kalo në kategori