LAJMI I FUNDIT:

Кërsto Мukoski: Gazetarët marrin informata nga njerëz pa dinjitet (Video)

Кërsto Мukoski: Gazetarët marrin informata nga njerëz pa dinjitet (Video)

Kërsto Mukoski, zëvendëskoordinator i grupit parlamentar të VMRO-së thotë se njerëzit të cilët ia kanë dhënë gazetarëve informatat për gjendjen e tij të pronësisë janë bashkëqytetarët e tij, njerëz të cilët nuk kanë dinjitet dhe nuk kanë një të kaluar të mirë.

“Për të gjithë shikuesit e interesuar them se mund ta hapni web – faqen e SCOOP-it, le të lexojnë atë demant dhe të gjithë do ta kenë të qartë se e gjithë kjo për çka më akuzojnë mua, janë vetëm insinuata dhe shpifje të rënda, me qëllim që të më zhvlerësojnë mua si person dhe si deputet”, u shpreh Kërsto Mukoski.

Mukoski, shprehu keqardhje për atë që VMRO – DPMNE, nuk është pajtuar me BDI-në dhe LSDM-në, për votimin e Ligjit për modernizimin e Armatës së Maqedonisë, me të cilin parashikohej blerja e armëve të reja, por edhe ndërtimi i banesave të reja për anëtarët e ARM-së. Ai beson se në zgjedhjet e ardhshme më 5 qershor, partia e tij do të shënojë fitore të bindshme, njofton tv21.


“Parashikimet tona optimiste, bazohen në mbështetjen e qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, e jo vetëm tani para zgjedhjeve, por vazhdimisht gjatë gjithë mandatit të saj”, tha Mukoski.

Mukoski, beson se Qeveria do të gjejë mënyrë tjetër për t’i zbatuar reformat në Armatë, posaçërisht tani gjatë krizës së refugjatëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fmQVojCVWgA

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori