Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë (ААМ) i fton të gjithë anëtarët e tij të mos marrin pjesë në tenderin e shpallur nga Qyteti i Shkupit, për përpunimin e projektin themelor për rekonstruktimin e fasadës së ndërtesës „Ibni Pajko“. Ndërtesa markante në qendër të Shkupit është në rrezik të procesit të „barokizimit“, për të cilën tashmë është përpiluar projekti ideor nga autorët Lazar Dimov dhe Nikola Stakinov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Njohuritë tona janë se edhe krahas përpjekjeve disavjeçare, edhe krahas premtimeve të dhëna se kësaj radhe do të meremetohet edhe fasada e pasme, Qyteti i Shkupit nuk ka pëlqim nga banorët për ndryshim të fasadës“, informojnë nga AAM.
Nga ААМ konsiderojnë që mënyra e vetme për ti dhënë fund përdhosjes së qytetit është bojkoti i arkitektëve i shprehur me mospjesëmarrje në përpilimin e projekteve të porositura. „Arsyetimet e një pjese të kolegëve se përpilimi i projektit themelor nuk do të thotë edhe pronësi autoriale e veprës, deri diku janë të sakta, por kjo do të thotë se je bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e qytetit“, theksojnë nga AAM. Autoritetet e qytetit para disa ditësh e shpallën konkursin për përpunimin e projektit themelor për rekonstruktimin e fasadës së ndërtesës së njohur në sheshin „Filipi i dytë“. Qyteti i Shkupit pret që ofertat e firmave të interesuara tu dorëzohen më së voni deri më 3 maj.
Nga ААМ bënë të ditur që autori i ndërtesës banesore-afariste „Ibni Pajko“është Gligorie Tomiq (1886-1971), me prejardhje nga Krusheva./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës