LAJMI I FUNDIT:

​Pastrohet liqeni i Mirushës

​Pastrohet liqeni i Mirushës

E iniciuar nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi” dhe përkrahur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ekipet lokale të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën në Malishevë”, shkolla fillore në Mirushë, organizata tjera joqeveritare, inspektorati komunal, drejtoria e shërbimeve publike, njësia e “Eko regjioni” në Malishevë, shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit, kanë bërë pastrimin e ambientit përreth liqenit “Mirusha” në Mirushë.

Sipas një komunikate për media të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, thuhet se qëllimi i këtij aksioni, ishte pastrimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve, për ruajtjen e ambientit dhe krijimi i një ambienti të pastër në prag të fillimit të sezonit turistik dhe sezonit të peshkimit, pasi liqeni “Mirusha”, është njëri prej vendeve më të vizituar gjatë sezonit turistik dhe sezonit të peshkimit.

Po ashtu Mirusha, njihet edhe si lumi me peshkun më të mirë.


Me rastin e fillimit të pastrimit, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, duke folur me nxënësit e shkollës së fshatit dhe me pjesëmarrësit tjerë, tha se pastrimi i ambientit është edhe një prej prioriteteve komunale, dhe për këtë qëllim, në vazhdimësi, janë duke u angazhuar për largimin e mbeturinave.

“Ju bëj thirrje, të gjithë qytetarëve dhe të gjithë atyre që vizitojnë këtë liqe dhe vende tjera turistike, që maksimalisht ta ruajnë ambientin dhe të mos hedhin mbeturina, pasi ambienti i pastër, do të thotë edhe shëndet i mirë për të gjithë, prandaj ta ruajmë në rend të parë shëndetin tonë dhe të mos i pengojmë edhe të tjerët”, tha Begaj.

Pastrimi i ambientit në liqenin Mirusha, është në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Malishevës dhe organizatave tjera, për pastrimin e ambientit.

Edhe në javën tjetër, pritet të mbahet aksioni i madh në nivel vendi “Ta pastrojmë Kosovën”, dhe rrjedhimisht ky aksion do të organizohet edhe në Malishevë.

Kjo komunë bënë thirrje për pjesëmarrje masive, në largimin e mbeturinave, por edhe në ruajtjen e ambientit, dhe të mos hidhen mbeturinat në vendet ku ndotet ambienti dhe vështirësohet e rrezikohet jeta e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë

Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë

Çmimet e naftës vazhdojnë të ngriten – qytetarët thonë se do t'i përdorin veturat më rrallë

Çmimet e naftës vazhdojnë të ngriten – qytetarët thonë se do t'i përdorin veturat më rrallë

Kalo në kategori