LAJMI I FUNDIT:

Vetëvritet 72 vjeçari nga Malisheva e Ulët

Vetëvritet 72 vjeçari nga Malisheva e Ulët

Baki Hamdiu, i moshës 72 vjeçare, është gjetur i vetëvrarë në podrumin e shtëpisë së tij.

Rastin për rajonipress e kanë konfirmuar Avni Oruqi, shef i njësisë rajonale të hetimeve në Gjilan, dhe Ismet Hashani – zëdhënës i policisë.

Hashani tha se viktima është gjetur të shtunën rreth orës 11 e 20 minuta në Malishevë të Ulët, në podrumin e shtëpisë së tij, ndërsa afër kishte një revole të llojit TT me të cilën besohet se bëri vetëvrasje.


Hashani tha se nuk dihen motivet e kësaj vetëvrasje, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Telegrafi/