Ndërtimi i institucionit të Forcave të Armatosura të Kosovës është përgjegjësi e madhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe për zyrtarët e lartë shtetëror, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Por, sipas tyre, mosgatishmëria e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës që të votojnë për ndryshimet kushtetuese që do të çonin drejt transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të vendit, është për keqardhje.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se vet Kushtetuta e Kosovës, e cila deputetëve të komunitetit pakicë serbë u jep të drejtën e votës së dyfishët, pa të cilën nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese, është sajuar në koordinim dhe në kooperim me faktorin ndërkombëtar.
Nisur nga kjo, sipas tij, zgjidhja për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, duhet gjetur në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.
“Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërmarrim ndonjë vendim unilateral, por gjithsesi veprimet tona duhet t’i koordinojmë me faktorin ndërkombëtar. Kur është gjetur së bashku me ta zgjidhje për shumë probleme të natyrave të ndryshme, besoj që do të gjejmë zgjidhje edhe në situatën e tillë që jemi, respektivisht edhe për çështjen që ka të bëjë me transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq nga radhët e Listës Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet qendrore të vendit, ka thënë për mediet serbe se ky subjekt politik mbetet pranë qëndrimit të saj që të mos votojë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.
“Qëndrimi ynë për këtë nuk ka ndryshuar dhe e gjithë kjo dëshirë që kjo të bëhet, duket se buron para së gjithash nga arsyeja populliste e politikës ditore dhe se për këtë nuk ekziston nevoja serioze. Nuk ekziston as argumentim serioz i paraqitur se pse duhet të ndodhë kjo”, ka thënë Stojanoviq.
Por, ministri Demolli thekson se edhe sipas Dokumentit të Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës, çështja e sigurisë kurdo qoftë duhet të kalojë në duart e autoriteteve vendore, përfshirë edhe çështjen e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të vendit.
“Nisur edhe nga rishqyrtimi i Strategjisë së sektorit të sigurisë, i cili është bërë së bashku me faktorin ndërkombëtar, prej nga del edhe një prej rekomandimeve kryesore, e që është transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Kosova patjetër duhet t’i ketë forcat e veta të armatosura”.
“Mirëpo, në këtë situatë, në të cilën kemi ardhur, me njëfarë mosgatishmërie të deputetëve të komunitetit serb, unë besoj që duhet ta zgjidhim këtë situatë apo se do të dalim nga kjo situatë në koordinim dhe në bashkëveprim me faktorin ndërkombëtar”.
Ndryshe, duke u nisur nga mosgatishmëria e deputetëve të Listës Serbe që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese të nevojshme, ka pasur zëra që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të bëhet përmes një ligji të veçantë.
Por, një mundësi të tillë e hedh poshtë Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Sipas tij, me transformimin e FSK-së, do të ndryshonte edhe mandati i saj.
Mandati i Forcave të Armatosura të Kosovës, siç thotë ai, do ta ishte mandat i një ushtrie dhe do të konsistonte në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, qytetarëve pa dallim, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe do të ishte mandat i ushtrisë së Kosovës për ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në planin global, e që do të ishte krejtësisht tjetër nga mandati që tash e ka FSK-ja.
“Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, sipas Kushtetutës në fuqi, nuk mund të bëhet pa shumicën e dyfishtë të dy të tretave, që nënkupton edhe dy të tretat (e përfaqësuesve) të komuniteteve jo shumicë”.
“Transformimi i FSK-së përmes ligjit nuk mund të bëhet, sepse sipas Kushtetutës së sotshme dhe amendamenteve që kanë kaluar kontrollin kushtetues në Gjykatën Kushtetuese, rregullimi me ligj mund të bëhet vetëm sa i përket rregullimit të brendshëm, por jo edhe mandati i FSK-së. Mandati i çdo ushtrie përcaktohet me kushtetutë dhe jo me ligj”, thotë Hasani.
Zyrtarët e NATO-s kanë theksuar se NATO e mbështet zhvillimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së, kurse transformimi i saj mbetet çështje ligjore që duhet ta zgjidhin institucionet e Kosovës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër