Luaj me flokët: është një taktikë shumë e vjetër, por rezultative. Ke flokë të gjatë dhe të bukur? Atëherë nuk e kuptojmë pse vazhdon t’i flasësh ndërkohë që duart i ke në çdo vend të mundshëm dhe jo te flokët? Luaj, kapi, ktheji e të gjitha këto ndërkohë që e shikon drejt e në sy. Mjafton që flokët të jenë të lara..

Shikim vrasës: shikoje që nga koka deri te këmbët dhe fokusohu më shumë te sytë dhe buzët e tij. Mos thuaj: How you doin? Lere heshtjen të flasë. Kështu do të kuptojë mesazhin që po i dërgon. Nëse vazhdimi nuk është siç e mendon, atëherë nuk të do! Na fal, nuk do lidhje këtë kohë dëshim të thoshim.

Thuaj emrin e tij: sidomos nëse jeni në shoqëri të madhe. Sa herë që të marrësh fjalën kujdesu që fjalia e parë të përfshijë emrin e tij.

Buzëqesh: askujt nuk i pëlqejnë ata që i mbajnë turinjtë të varur. Ndaj ajo që duhet të bësh, në shumicën e rasteve, është të qeshësh. Jo si ato që kanë bërë botox dhe mezi ngrejnë faqet, por në mënyrë natyrale dhe të sinqertë.

Bëj sikur ndihesh keq: nuk po themi deri në atë pikë sa të marrë ambulancën në telefon, por një marrje mendsh e vogël që të vetmin synim ka mbështetjen në supin e tij.

Foli për diçka që i pëlqen shumë: zbulo se çfarë i pëlqen dhe fol me të për orë të tëra, edhe sikur ti të mos kesh fare interes.

Tregohu ‘cool’ dhe plot vetëbesim: çdo situatë mundohu ta trajtosh me qetësi. Ki besim te vetja. Parakalo para tij e veshur seksi. Vetëm kujdes mos ngatërrohesh me këmbët e tua dhe e detyron të marrë vertët ambulancën, që thamë më sipër…