LAJMI I FUNDIT:

Shpallet fajtor anglezi që i dha 3 mijë funte sulmuesit të Brukselit dhe Parisit

Shpallet fajtor anglezi që i dha 3 mijë funte sulmuesit të Brukselit dhe Parisit

Një person me shtetësi anglez është gjetur fajtor pasiqë që i njëjti kishte dhënë 3 mijë funte dyshuesit kryesor të sulmeve në Bruksel dhe Paris.

Sipas Indepedent, Zakaria Boufassil i kishte dhënë të holla Mohamet Abrinit, I njohur si ‘njeriu me kapelë’ për realizimin e sulmit në Belgjikë. Takimi i tyre  ishte realizuar në një park në Birmingam.


Duke dëshmuar në Gjykatën Kingston Crown në Londër, javën e kaluar, 26 vjeçari ka pranuar se ka takuar Abrinin dhe i kishte dhënë para.

Ai shtoi se nuk e ka idenë se për çfarë janë përdorur ato para, por prokurori i rastit Max Hill QC tha se nuk dyshim se paratë janë dhënë për të ndihmuar terrorizmin.