Qeveria e Kosovës ka vendosur të marrë borxh nga buxheti i vitit 2013, për t’i mbuluar obligimet e pashlyera financiare të bartura nga viti 2012. Pavarësisht kësaj, ekzekutivi nuk e di saktë vlerën e borxheve që duhet paguar për vitin e kaluar, ani pse u ka dhënë urdhër zyrtarëve të Ministrisë së Financave që t’i kryejnë këto obligime.
Në një vendim të datës 30 janar, ekzekutivi i ka kërkuar kësaj ministrie mjete shtesë për mbulimin e borxheve të bartura për investime kapitale. E zyrtarë të Ministrisë së Financave nuk kanë pranuar ta bëjnë publike borxhin e bartur.
Në vendimin e Qeverisë thuhet se mjetet duhet të merren nga linja buxhetore për investimet kapitale të planifikuara për këtë vit. “Aprovohen ndryshimet për përmbushjen e obligimeve të pakryera financiare nga vitit paraprak për projekte kapitale.
shumëvjeçare në bazë të nenin 7 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013, ‘ në Tabelën 3.2 Projektet kapitale për vitin 2013”, thuhet në vendimin e Qeverisë në mbledhjen e mbajtur në fund të janarit, shkruan Koha Ditore.
Këtë veprim të Qeverisë, përfaqësuesit e institucioneve që “monitorojnë” lëvizjet financiare të shtetit, e konsiderojnë të papranueshëm meqë i njëjti vendim ngrejë shqetësime mbi trendin në rritje të borxheve të bartura të Qeverisë nga viti në vit.
Ali Sadrija, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, gjatë një interviste të dhënë për gazetën, ka thënë se viteve të fundit është në rritje dukuria e Qeverisë për bartjen e borxheve nga vitit në vit. “Në vitet e fundit e kemi një dukuri të cilën po e përjetoj me shqetësim. Në vitin 2009 i kemi pasur 4 milionë euro borxhe të bartura, vitin 2010 i kemi 28 milionë, vitin 2011, 40 milionë euro. Nëse vazhdon kështu, sipas kësaj logjike këtë vit do të jenë 80 deri 90 milionë euro borxhe të bartura, që tregon se institucionet u kanë hyrë obligimeve pa mbulesë financiare”, tha deputeti Ali Sadrija.
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Sadrija është shprehur se njëri prej rasteve konkrete që dëshmon tendencën e Qeverisë për rritjen e borxheve të paplanifikuara, është ajo për çështjen e pajisjes së nxënësve me libra shkollorë.
“Ministria e Arsimit nga viti në vit ka pasur investime pa mbulesë.Është fjala për projektet për tekste shkollore, ku Ministria hyn me projeksion prej 500 mijë eurosh dhe realizon investim prej 7 milionë e 500 mijë deri në 8 milionë e 500 mijë euro. Këso raste ka edhe në institucionet e tjera”, ka thënë Sadrija.
Sipas tij, Kosova duhet t’i ketë parasysh raportet me institucionet financiare ndërkombëtare, por edhe mangësitë në sigurimin e rezervave financiare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Pse punëtorët në Zvicër nuk kanë pagë minimale?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër