Muaji në të cilin lind fëmija e përcakton profesionin e tij. Ky është përfundimi i një studimi më të ri të Komisionit kombëtar britanik për statistika.
Përveç kësaj, hulumtuesit kanë zbuluar se muaji i lindjes mund të ndikojë edhe në inteligjencë, problemet shëndetësore dhe jetëgjatësi.
Kështu, ata të cilët lindin në pranverë janë më të prirë ndaj sëmundjeve, si astma, autizmi, sëmundja Alzheimer, ndërsa mund të kenë edhe koeficient më të vogël të inteligjencës.
Të shkojmë me radhë:
Njerëzit e lindur në janar, sipas të gjitha gjasave, do të mbledhin borxhet ose do të punojnë në bankë, në shkurt lindin më shumë artistë, ndërsa foshnjat e marsit bëhet pilotë ose muzikantë.
Ata që lindin në prill janë më të rrezikuar nga problemet shëndetësore dhe kanë koeficient më të vogël të inteligjencës, ndërsa në këtë muaj kanë lindur diktatorët, si Adolf Hitler dhe Sadam Hussein.
Nëse keni lindur në maj keni gjasa më të mëdha për karrierë politike, dhe më pak gjasa për t’u marrë me sport. Megjithatë, se çdo rregull ka një lëshim tregon fakti se David Beckham është i lindur në këtë muaj.
Qershori është i rezervuar për shefa dhe drejtorë, por edhe për fitues të çmimeve Nobel. Pesë nga 22 fituesit e fundit të këtij çmimi janë lindur në këtë muaj.
Në korrik kanë të lindur shumica e inxhinierëve ndërtimorë, shoferë dhe artistë. Gushti po ashtu sjell shumë ndërtimtarë, por në këtë muaj janë të lindur edhe presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton.
Njerëzit e lindur në shtator pritet të kenë sukses në fushën akademike. Po ashtu, mund të jenë edhe sportistë. Të lindurit në tetor jetojnë më gjatë nga të tjerët, madje 215 ditë më shumë se ata që lindin në mars.
Në nëntor lind numri më i madh i vrasësve serikë dhe skizofrenëve. Ndërsa në muajin e fundit të vitit, në dhjetor, lind numri më i madh i dentistëve dhe njerëzve që merren me predikime fetare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?