LAJMI I FUNDIT:

A na shtohet dëshira për të bërë sport duke parë Olimpiadën?

A na shtohet dëshira për të bërë sport duke parë Olimpiadën?

Një vit pas Olimpiadës së Londrës pati një rritje me 3.1% të popullsisë së angazhuar në aktivitete fizike, e më pas ulje të saj, njësoj si pas Athinë 2004 dhe Sidnej 2000.

Ndjenja me shpirtin olimpik të atletëve në Rio a e rizgjon edhe sportivitetin brenda nesh? Realisht, kjo nuk ndodh aq shpejt. Statistikat e regjistruara pas Lojërave Olimpike nuk të bëjnë të shpresosh shumë në këtë aspekt.


Një analizë e kryer nga “Sport England” në vitin pasardhës të Olimpiadës së Londrës, tregoi një rritje me 3.1% të popullsisë së angazhuar në aktivitete fizike të moderuara të paktën 30 minuta në javë. Por shifrat pas dy viteve nisën që të zvogëloheshin.

Entuziazëm i vakët
Gjërat nuk shkuan mirë as në Athinë 2004, ose në Sidnej 2000. Në rastin e parë, pas një rritjeje fillestare me 6% të popullsisë sportive, përqindja e personave që kryenin aktivitet fizik ra me 13%. Kurse në rastin e dytë pati madje edhe një rritje të obezitetit.

Y-s_OkDD

Një shou si të tjerët
Po përse efekti “ngjitës” duket se nuk funksionon dot? Sa për të filluar, duke i parë Lojërat Olimpike në televizion, nuk vjen ndonjë inkurajim për të dalë e për të bërë ushtrime fizike, por më shumë një nxitje për të ulur grilat, që rrezet e diellit mos të bien në ekranin HD. Për më tepër që te sporti thjesht interesohemi për performancën e atletëve. Ne kur shikojmë një koncert, pas tij, nuk i drejtohemi klasave muzikore për të marrë leksione.

Të paarritshëm
Paraqitjet e sportistëve, të cilat tregojnë për njerëz me fuqi super njerëzore, te ne mund të sjellin një efekt demoralizues. As edhe njeriu më i stërvitur mes nesh “normalëve”, nuk do të ishte në gjendje që të përballonte presionin që atletët përjetojnë në Olimpiada. Për më tepër që, pavarësisht dëshirën tonë për të imituar, për ta bërë siç duhet, kemi nevojë për kushte shumë të mira ku të stërvitemi.

Paraatletët
Por në një rast u regjistrua një rritje e aktivitetit sportiv. Kjo ndodhi mes personave me aftësi të kufizuara. Pas para-olimpiadës së Londrës, pati një rritje nga 2% deri në 4% të numrit të anglezëve me aftësi të kufizuara që nisën të kryenin sport rregullisht. /Telegrafi/