LAJMI I FUNDIT:

Ku mund ta takosh më lehtë partnerin?

Ku mund ta takosh më lehtë partnerin?

Një studim i udhëhequr nga Mic, ka zbuluar disa fakte interesante për mënyrat si takojmë gjysmën tjetër.

Portali Mic u ka bërë 2300 njerëzve dy pyetje: Si e ke takuar partnerin aktual? Si filloi marrëdhënia juaj?

Rezultatet nuk janë aspak ato që mund të imagjinosh. Zbulojini.


Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve ishin njohur me partnerët e tyre falë një website-i apo aplikacioni takimesh. Duke qenë që bota ku jetojmë po shndërrohet në dixhitale, habitesh si vetëm 9.4 për qind e njerëzve janë njohur online.

Po mirë nëse nuk janë njohur në internet, ku atëherë?

Që do të thotë: një pjesë e vogël e njerëzve kanë pasur sukses në gjithë ato flirtime pranë aparatit të kafes.

Vetëm një në pesë e kanë njohur partnerin e tyre në një mjedis social.

Sipas sondazhit të Mic, 22.3 për qind e njerëzve i kanë takuar partnerët në një mjedis social, rrugës për në punë, ose si në rastin e Nicole Richie, në klub. Nëse po pret ende për personin special, më mirë kërko diku tjetër sesa në lokalin e preferuar. Sepse fundja fare, 22.3 për qind nuk është dhe aq shumë.

Po nëse nuk njihen në internet, në punë ose në një vend social, ku pra e takojnë njerëzit të dashurin e zemrës?

Statistikisht ke më shumë mundësi të prezantohesh me njeriun e jetës nëpërmjet miqve të përbashkët.

E lexove mirë. 38.9 për qind e personave që u pyetën, ishin takuar nëpërmjet miqve të përbashkët.

Kur e mendon, në disa raste miqtë e tu mund të njohin më mirë sesa ti vetë njeh veten. Por mos harro edhe që, nëse të pëlqejnë miqtë, mundësitë janë që dhe miqtë e tyre do jenë gjithashtu ‘cool’.

Shokët nuk të kanë prezantuar ende me zotërinë apo zonjën Perfekte? Po mirë, gati 40 për qind e njerëzve janë miq platonik para se të kalojnë në një nivel tjetër. Kështu që mundet ta kesh njohur tashmë gjysmën tënde më të mirë, por nuk e di ende. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori