Sado e pabesueshme që mund t’ju duket, shkencëtarët së fundmi kanë gjetur një ndërlidhje mes qimeve të zeza në kanal të veshit dhe sulmeve në zemër.
Fillet e këtij studimi datojnë qysh nga viti 1973, kur New England Journal of Medicine kishte publikuar studimin e Dr. Sanders T. Frank dhe ekipit të tij, të cilët e kishin identifikuar rrudhosjen diagonale të laprës së veshit, të cilën e kishin quajtur “Shenja e Frankut”, si indikator i sëmundjeve koronare të arterieve, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ky studim i vitit 1973 ishte vetëm fillimi. Pastaj, në vitin 1984, një grup i doktorëve nga Nju Jork e kishin publikuar një artikull në New England Journal of Medicine ku e kishin propozuar të njëjtën teori – që qimet e zeza në kanalin e veshit janë fuqishëm të ndërlidhura me sëmundjet koronare të arterieve.
Studimi kishte përfshirë 43 meshkuj dhe 20 gra dhe 90% e pjesëmarrësve të studimit që kishin pasur qime në të dy veshët kishin raportuar për probleme kardiake.
Sipas shkencëtarëve, përfshirë edhe Richard F. Wagner, kjo ishte ekspozimi afatgjatë ndaj androgjenit, që është hormoni më i rëndësishëm mashkullor, pas testëronit, e që kishte shpirë në bllokimin e arterieve si rezultat i prodhimit të tepër të qelizave të kuqe të gjakut.
Kjo teori është vërtetuar edhe në vitin 1989 dhe 2006! Dhe, përderisa tjerët i fajësojnë gjërat tjera si shkaktarë të qimeve në kanalet e veshit apo sulmet në zemër, të tjerët mendojnë se kjo është karakteristikë tipike e procesit të plakjes dhe njerëzit vdesin nga sulmet në zemër për shkak të moshës apo obezitetit, e jo për shkak se kanë qime në kanalin e veshit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një emocion është më i rrezikshmi për zemrën
Lajm i mirë për ata që vuajnë nga pagjumësia, një ndryshim i vogël i përditshëm mund të përmirësojë gjumin
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?