LAJMI I FUNDIT:

KD aprovon draft dokumentet e projektit “Kosova e Re”

KD aprovon draft dokumentet e projektit “Kosova e Re”

Komiteti Drejtues i Projektit të Termocentralit “Kosova e Re” shqyrtoi të premten ecuritë në lidhje me përgatitjen e Kërkesës për Propozime dhe strukturën e Transaksionit TC Kosova e Re, pas heqjes së termocentralit Kosova B nga projekti i TC Kosova e Re.

Në takim u diskutuar çështjet e ndërlidhura me transaksionin dhe çështje e tjera të hapura e te cilat pritet të finalizohen ndërkohë.

Komiteti Drejtues i Projektit TC Kosova e Re aprovoi draft dokumentet e projektit dhe mori vendim për hapjen e periudhës katër javore për komentimin e Kërkesës për Propozime dhe draft Marrëveshjet e Projektit nga palët e përfshira në proces me qëllim të pasurimit të dokumenteve në fjalë.


Komiteti Drejtues i Projektit është i përkushtuar për finalizimin e dokumentacionit të Transaksionit dhe publikimit të Kërkesës për Propozime dhe draft Marrëveshjeve të Projektit deri në fund të muajit mars 2013.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues ishin të pranishëm edhe vëzhguesit dhe palët tjera të përfshira në proces (Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, USAID, Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, KfW, USAID, KEK dhe KOSTT). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori