LAJMI I FUNDIT:

Fillon aplikimi i platformës së e-prokurimit

Fillon aplikimi i platformës së e-prokurimit

Nga dita e sotme fillon aplikimi i platformës së e-prokurimit për të gjitha Autoritetet Kontraktuese në nivelin qendror.

Me këtë rast, sot do të mbahet takimi informues me zyrtarët përgjegjës të Prokurimit (Menaxherët e Prokurimit) dhe përfaqësuesit e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, me qëllim të informimit dhe të lehtësimit të hapave që duhet të ndiqen në procedurat e prokurimit elektronik.

Sistemi i prokurimit elektronik ofron përgatitje dhe administrim të sigurt, efikas dhe transparent të te gjithë dokumenteve që lidhen me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave përgjatë gjithë procesit.


Sipas njoftimit, në këtë takim do të merr pjesë edhe ministri i Financave Avdullah Hoti. /Telegrafi/