LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për krime lufte kundër Xhemshit Krasniqit

Aktakuzë për krime lufte kundër Xhemshit Krasniqit

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për Xhemshit Krasniqin për krime lufte të dyshuara, të kryera në Kukës.

Krasniqi akuzohet për vrasje, paraburgim të paligjshëm, kushte jonjerëzore, torturë, shkelje e paprekshmërisë fizike apo shëndetit, burgosje e paligjshme dhe shkelja e paprekshmërisë fizike apo shëndetit.

Avokati i Krasniqit, Haxhi Millaku, i konfirmoi këto akuza ndaj klientit të tij për KALLXO.com.

“Kemi marrë aktakuzën dhe materialin dhe shumë shpejt do të fillojnë seancat e para”, ka thënë Millaku.


Prokurorët e EULEX-it dyshojnë se ai ka kryer krime lufte ndaj civilëve të burgosur në kampet e drejtuara nga UÇK-ja në veri të Shqipërisë.

Ai dyshohej se ishte i përfshirë në torturimin e të burgosurve në kampet në Kukës dhe Cahan gjatë muajit prill, maj dhe qershor të vitit 1999 gjatë konfliktit në Kosovën fqinje.

Gjatë bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi, nga marsi deri në qershor të vitit 1999, UÇK-ja, e cila në atë kohë luftonte policinë dhe ushtrinë serbe, kishte një bazë në qytetin shqiptar të Kukësit prej nga ata drejtonin operacionet guerilase përtej kufirit në Kosovë.

Xhemshit Krasniqi është arrestuar më 8 tetor 2015 dhe një gjykatës në Gjykatën e Shkallës së Parë në Mitrovicë urdhëroi 30 ditë paraburgim për ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori