LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i Koresë Veriore: Të gatshëm për luftë nëse këtë e dëshiron Trump

Zyrtari i Koresë Veriore: Të gatshëm për luftë nëse këtë e dëshiron Trump

“Cicërimat” e presidentit amerikan Donald Trump janë duke shtuar “benzinë” në “rrethin vicioz” të tensioneve në Gadishullin e Koresë, ka deklaruar zëvendës ministri i Jashtëm i Koresë Veriore në një intervistë ekskluzive për The Associated Press, të premten.

Han Song Ryol tha se nëse SHBA tregon shenja “të pamatura” të agresionit ushtarak, Koreja Veriore është e gatshme të lansojë goditjet preventive.

Sipas tij, administrata Trump është më shumë “vicioze dhe agresive” se sa paraardhësi i tij, Barack Obama. Ai theksoi se Koreja Veriore do të vazhdojë të ndërtojë arsenalin e vet nuklear në “kualitet dhe kuantitet” dhe se Pjong-jangu është i gatshëm për luftë nëse këtë e kërkon Trump.


Tensionet ndërmjet Koresë Veriore dhe SHBA-ve vijnë që nga koha e presidentit amerikan Harry Truman dhe luftës koreane 1950-53, e cila përfundoi pa u nënshkruar akti i paqes. Por tensionet janë ngritur serish qëkur Trump mori detyrën në janar.

Xhirimet satelitore të SHBA-ve sugjerojnë se Koreja Veriore është duke udhëhequr edhe një test nuklear nëntokësor, i cili mund të ndodhë në çdo moment.

Koreja Veriore së fundi ka testuar një raketë balistike dhe pohon se është duke perfeksionuar një raketë balistike ndërkontinentale me kokë nukleare, e cila mund të godasë SHBA-të.

Pavarësisht raporteve se Uashingtoni e konsideron aksion ushtarak nëse Koreja Veriore do të kryejë edhe një test nuklear, Han nuk e përjashton mundësinë e testimit në një të ardhme të afërt.

“Kjo është diçka për të cilën vendosin zyrat tona qendrore. Do të vendoset në kohën dhe vendin kur zyrat qendrore ta shohin të arsyeshme”, ka thënë Han në intervistën për AP.

Koreja Veriore ka kryer testime të tilla vitin e kaluar. Testi i parë thuhet të ketë qenë bombë e hidrogjenit dhe i dyti ishte më i fuqishëm se asnjëherë më parë, shkruan AP.

Han tha se “cicërimat” e Trump në Twitter janë duke shtuar “benzinë në zjarr”.

Trump postoi të martën një Twitter, ku shkruante se Koreja Veriore po kërkon probleme dhe ri-përsëriti thirrjen e tij për më shumë presion nga Pekini ndaj Koresë Veriore që të heqë dorë nga testimet nukleare. Trump ka kërcënuar se nëse Pekini nuk do të tregojë vullnet për të shtrënguar Korenë Veriore, atëherë SHBA-të do të marrin çështjen në dorë, transmeton KosovaPress.

“Trump gjithmonë bën provokime me fjalët e tija agresive. Nuk është Koreja Veriore, por SHBA dhe Trump ata që bëjnë probleme. Ne do të shkojmë në luftë nëse ata duan”, tha Han.

Ndryshe, nesër lideri veri-korean Kim Jong Un do të udhëheqë një ceremoni para më shumë se 100,000 banorëve dhe një kontingjenti të madh gazetarësh të huaj, të cilët janë lejuar për të mbuluar një festë të Koresë Veriore.

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Botë
Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Azia
Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Amerika
Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Botë
Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Azia
Kalo në kategori