LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Suad Keçi, trajneri ri i Prishtinës

Zyrtare: Suad Keçi, trajneri ri i Prishtinës

Suad Keçi, edhe zyrtarisht ka marr “timonin” e kampiones në fuqi, FC Prishtina. Keçi, do të zëvendësojë Afrim Tovërlanin, i cili dje dha dorëheqje nga kryeqytetasit pas dy rezultateve të dobëta në dy sfidat e fundit të prishtinasve.

Keçi të mërkurën në një konferencën për media, është prezantuar për herë të parë si trajneri i Prishtinës.

Nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi i ka shprehur mirëseardhje në postin e ri trajnerit të deritashëm të skuadrës së femrave dhe është shprehur i lumtur që skuadrën do ta drejtojë, siç e ka quajtur ai Suadin një kampion.

“Suadi është një kampion dhe ne jemi të lumtur që ai do të jetë timonier i skuadrës tonë. Ai mund ta drejtojë skuadrën edhe në edicionin tjetër”, ka thënë Muçiqi.


Ndërkaq, Suad Keçi, i ka falënderuar drejtuesit e klubit për besimin e treguar ndaj tij, derisa ka thënë se Prishtina nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e titullit.

“E falënderoj Bordin e klubit që ma besoj këtë detyrë kaq të rëndësishme. Ndihem i privilegjuar që do të jem timonier i Prishtinës. Ajo që mund të them tash është se nuk do të heqim dorë nga titulli. Do të luftojmë derisa të ekzistojnë gjasat matematikore”, ka theksuar Keçi. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori