Telegrafi

Zyrtare: Carlos Alcaraz, lojtar i ri i Juventusit

Carlos Jonas Alcaraz Duran është lojtar i ri i Juventusit dhe vjen si huazim nga Southampton deri më 30 qershor 2024.

Ka qenë klubi italian që ka njoftuar afrimin e lojtarit argjentinas, i cili karrierën e ka nisur në Racing Club, ku kishte 83 paraqitje dhe 12 gola.

Alcaraz iu bashkua Southampton sezonin e kaluar – ku luajti 18 ndeshje në Ligën Premier, ku kishte katër golat dhe dy asistimet.

Këtë sezon me Southampton ai ka bërë 26 paraqitje, duke shënuar gjithsej katër gola dhe tre asistime.

Mesfushori 21-vjeçar argjentinas është bashkuar me Zonjën e Vjetër si huazimi gjashtëmujore me vlerë 3.74 milionë euro dhe për blerjen e fundit, klubi italian duhet të paguajë 49.14 milionë euro.

Shkathtësia e tij taktike do të jetë padyshim ndihmë për Massimiliano Allegrin që po kërkon ta rivalizojë Interin në luftë për titull. /Telegrafi/