LAJMI I FUNDIT:

Zyra Kombëtare e Auditimit: Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore nuk ka arritur qëllimet e synuara

Zyra Kombëtare e Auditimit: Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore nuk ka arritur qëllimet e synuara

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës me titull “Procesi i rishikimit të teksteve shkollore”.

Arsimi cilësor është e vetmja mënyrë për të rritur mundësitë e nxënësve për arsimim të mëtejshëm dhe për punësim më të mirë. Cilësia në arsim është një çështje komplekse dhe është e lidhur edhe me qeverisjen dhe udhëheqjen, si dhe me infrastrukturën, përgatitjen dhe trajnimin e mësimdhënësve si dhe cilësinë e kurrikulave dhe teksteve shkollore. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2015 ka iniciuar procesin e rishikimit të teksteve shkollore me qëllim të përmirësimit të tyre.

Përmes këtij auditimi, kemi vlerësuar aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, respektivisht Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore me qëllim të arritjes së objektivave të synuara gjatë procesit të rishikimit të teksteve shkollore.


Ne vlerësojmë se aktivitetet e kryera nga Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore gjatë procesit të rishikimit të teksteve shkollore, nuk kanë arritur qëllimet e synuara. Procesi i rishikimit ka rezultuar me tekste shkollore të përmirësuara në përqindje të vogla dhe përgjithësisht të natyrës teknike. Objektiva lidhur me lehtësimin e çantës shkollore nuk është prekur fare, ndërkohë që vendimi për të botuar të gjithë tirazhin e teksteve shkollore, përfshirë ato që nuk i janë nënshtruar rishikimit, ka krijuar shpenzime të mëdha e jo kursime siç ishte synuar fillimisht.

Iniciativa për të rishikuar tekstet shkollore ishte e qëlluar dhe e domosdoshme. Mirëpo, ne vlerësojmë se do të duhej të lejohej më shumë kohë në dispozicion si dhe komunikim e bashkërenditje të aktiviteteve në mes të pjesëmarrësve të përfshirë në proces. Këshilli do të duhej të kishte kritere më të qarta në bazë të të cilave do kryente rishikimet si dhe duhet të ishin më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve se cilat tekste duhet të ribotohen duke pasur parasysh përqindjen e ulët të ndryshimeve, natyrën e ndryshimeve dhe faktin se disa prej teksteve nuk ishin rishikuar fare. Gjithashtu, nuk është bërë ndonjë analizë e mirëfilltë nga Këshilli apo Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me implikimet financiare të ribotimit të teksteve shkollore.

Me qëllim të krijimit të mekanizmave të duhur dhe të qëndrueshëm të rishikimit të teksteve shkollore, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duhet që përmes një udhëzimi administrativ apo ndonjë rregulloreje të brendshme, të definojë qartë përgjegjësitë e të gjithë akterëve të përfshirë në proces të rishikimit si dhe të jetë transparente në emërimin e recensentëve dhe monitorimin e punës së tyre apo të çfarëdo subjekti tjetër që ka rolin e rishikimit të teksteve shkollore. Gjithashtu, Këshilli duhet të angazhojë ekspertë të fushave të ndryshme, të bëjë planifikim të arsyeshëm kohor për të finalizuar rishikimet e teksteve shkollore, dhe të ndërmerr një analizë të duhur dhe të detajuar financiare përpara se të merret një vendim për ribotim të teksteve shkollore.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori