Pas akuzave publike kundër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga i ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, Zyra e Kryeprokurorit të shtetit ka reaguar sqaron duke thënë se Hasani e ka humbur durimin për t’u përballur me akuzat. “Nëse në gjykimin e tij i akuzuari nuk mund të jetë një individ i sinqertë, do të ishte mirë të jetë i ndershëm në prononcimet e tij dhe të mos lejojë që me paramendim të bëhet i pandershëm”, thuhet në reagimin të cilin mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit konsideron se ky komunikim i të akuzuarit me kryeprokurorin e Shtetit, kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit dhe gjyqtarin e Gjykatës Supreme të Kosovës është i paprecedent dhe i papranueshëm, gjë që tregon qartë se i akuzuari ka humbur durimin për tu përballur me akuzat në gjykatë dhe po tenton të denigrojë punën sistemit prokurorial me shkrimin e tij, duke përmendur në të njëjtin shkrim 26 herë emrin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, shkrim i cili përmban insinuatë të rënda dhe dyshime abstrakte që duket kanë për qëllim frikësimin dhe kërcënimin e bartësve të funksioneve prokuroriale dhe gjyqësore.
Shpifjet e fundit të përsëritura disa herë dëshmojnë se forcat e errëta dhe kundërshtarët e shtetit ligjor nuk janë dorëzuar, kjo tregon për vendosmërinë e tyre që të vazhdojnë me sulme dinake dhe me shpifje për të penguar forcën e ligjit në luftën kundër tyre dhe krimit të organizuar në përgjithësi.
Kundër të akuzuarit janë duke u zhvilluar dy procedura penale: njëra për shpërdorim të detyrës zyrtare, tjetra për falsifikim të dokumentit zyrtar, të dy vepra këto që ndërlidhen me kapitullin e veprave penale që kanë të bëjnë me korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare. Njëra lëndë ishte e inicuar nga Shërbimi Policor i Kosovës, kurse tjetra nga denoncimi i ish Avokatit të Popullit të Kosovës, vepra penale këto që ndiqen sipas detyrës zyrtare për të cilat organet publike janë të detyruara të informojnë Prokurorin e Shtetit.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, nuk është marrë me asnjërin rast ku i dyshuar dhe tani i akuzuar është Enver Hasani. Hetimet kundër tij kanë filluar të zhvillohen në kohën derisa ai ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në atë kohë kryeprokurori Lumezi ishte duke kryer detyrën e kryeprokurorit të Apelit e që nuk kishte kompetencë ligjore për ndjekje penale.
Duke kryer funksionin kushtetues dhe ligjor çdo ditë ballafaqohemi me njerëz dhe personalitete të ndryshme kundër të cilëve zhvillohen hetime dhe ngriten aktakuza. Të gjithë ata sillen në mënyrë të zakonshme duke u ballafaquar me drejtësinë.
Nëse në gjykimin e tij i akuzuari nuk mund të jetë një individ i sinqertë, do të ishte mirë të jetë i ndershëm në prononcimet e tij dhe të mos lejojë që me paramendim të bëhet i pandershëm.
Kjo çfarë është duke bërë i akuzuari me shkrimet e tij është të tallesh me vetveten, si duket ka ra në kurth duke besuar dhe duke u përshtatur kërkesave të atyre që dëshirojnë ta shohin të dështuar sundimin e ligjit në vendin tonë.
Shtrohet pyetja se pse bëhet ky denigrim nga i akuzuari për bartësit e institucioneve të drejtësisë me kaq zhurmë dhe pompozitet? Arsye tjetër nuk ka, përpos tentativave për t’iu shmangur përgjegjësisë penale edhe për të krijuar zhurmë si një garanci më shumë për të akuzuarin e vërtetë.
Njerëzit që ballafaqohen me drejtësinë duhet të kenë durim në kuptimin europian dhe gjithashtu duhet t’iu ipet kohë e mjaftueshme për pendim në mënyrë që të ngriten mbi zemërimet personale. Energjia e humbur duke denigruar të tjerët pa bazë është kohë e shpenzuar duke ecur prapa. Edhe në këtë rast është një orvatje e panjerëzishme për të mbajtur tjetrin poshtë vetes”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja