Shkencëtarët amerikanë nga Massachusetts kanë njoftuar se sa më i madh të jetë konsumimi i alkoolit aq më shumë zvogëlohet masa trunore.
Hulumtuesit amerikanë kanë studiuar më shumë se 2.000 të rritur deri në moshën 60-vjeçare, me ç’rast me anë të rezonancës magnetike (MRI) kanë matur vlerat e alkoolit të pranishëm në trurin e participantëve. Pastaj nga secili është kërkuar ta plotësojnë një formular mbi shprehitë jetësore ku i është dhënë rëndësi, sidomos alkoolit.
Duke u nisur nga faktori i moshë, gjini, niveli i dijes dhe situata social-ekonomike, si dhe duke marrë parasysh që volumi i trurit vetvetiu, pëson një rënie fiziologjike me kalimin e kohës.
Rezultatet kanë treguar se me rritjen e numrit të gotave të pijeve alkoolike që konsumohen brenda një jave, masa e trurit zvogëlohet dhe njëkohësisht edhe funksionet trunore bien.
Një tjetër element i cili ndikon në zvogëlimin e masës trunore është mungesa e vitaminës B12, e cila veç tjerash është e lidhur edhe me disa çrregullime nervore.
Studiuesit britanikë kanë zhvilluar një hulumtim të ri dhe kanë arritur të konstatojnë se sasia e pamjaftueshme e vitaminës B12 në gjakun e të moshuarve shkakton zvogëlimin e masës trunore.
Këto të dhëna bazohen në studimin pesëvjeçar me një numër vullnetarësh të shtyrë në moshë (mbi 70-vjeçare), studim ky që ka treguar se vëllimi më i vogël trunor kishte qenë te personat te të cilët niveli i vitaminës B12 në gjak kishte qenë më i ulët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti