LAJMI I FUNDIT:

Zvicra ia lejon Kosovës që të luajë në Gjenevë

Zvicra ia lejon Kosovës që të luajë në Gjenevë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka aranzhuar miqësore me Senegalin në Gjenevë, e cila do të luhet më 25 maj.

Mirëpo, meqenëse takimi do të luhet në shtetin helvetik, atëherë FFK është dashur të marrë lejen nga Federata e Futbollit e Zvicrës.

Pikërisht kjo federatë nuk kishte dhënë lejen për miqësoren e 5 marsit, të cilën Kosovë dëshironte fillimisht ta luante me Xhamajkën në Gjenevë. Këtë herë përgjigjja ka qenë pozitive.

“Kemi kërkuar nga Zvicra lejen dhe sot (e premte) e kemi marrë përgjigjen pozitive. Ata do të na mundësojnë që ndeshja të luhet në Gjenevë”, deklaroi një burim i FFK-së për “Arenën”.


Pavarësisht se presidenti i Senegalit, Augustin Senghor, kishte thënë të enjten se Kosova ende nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës për të zhvilluar takimin, mirëpo sipas burimit në fjalë, të gjitha procedurat janë kryer me kohë.

Është caktuar edhe orari i ndeshjes me Senegalin, dhe takimi do të fillojë nga ora 17:00. Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Stade de Praille’ të Gjenevës, në të cilin takimet i zhvillon Servette. Katër ditë më herët, Kosova mirëpret Turqinë, me të cilën ende nuk është caktuar se në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja, meqenëse ka sinjale pozitive për një ekspres-investim në stadiumin e kryeqytetit. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori