Zvetënimi i Zahirit
Imazhin e Zahirit po e lëndojnë të padijshmit. Disa persona duan ta nderojnë komandantin legjendar të UÇK-së, por nuk e dinë se e çnderojë veten. Ka edhe tipa që bien ‘viktima’, teksa përballen me terrenin e patriotizmave të rremë, të ngritur rreth figurës së Heroit. E dikush tjetër, ndihet viktimë reale. Dikujt i dhemb shpirti kur e sheh përdhosjen e imazhit të dinjitetshëm të Zahir Pajazitit. E më së vështiri e kanë ta përballojnë këtë blasfemi bashkëluftëtarët e komandantit, ata që u përpoqën që të qëndrojnë në rrugën e idealeve të tij.
E njoha Zahirin kur isha fëmijë, 17-vjeçar. Ishim të pandarë edhe kur gjuanim bomba në stacionet policore, edhe kur shtireshim si çapkënë e harroheshim në përditshmërinë e jetës nën okupimin serb. E ndoshta, pse e njoha Zahirin ku isha ‘fëmijë i rritur’, edhe tash kërkoj që figura e heroit të trajtohet me një ‘pafajësi fëmijërore’. Krejt ata që provojnë ta përdorin figurën e Zahirit, duhet të zhvishen nga egoja, duhet të bëhen ‘fëmijë’. Në të kundërtën, tipat që nuk sillen të pasherr si fëmijë, rrezikojnë që të bëhen të papjekur si fëmijë.
Rebelimi kundër komercializimit të figurës së Heroit
Për shumë vjet pas luftës më ka rënë që të përballem me papjekurinë e të rriturve që, me ose pa vetëdije, e përdhosnin figurën e Heroit. Më ka rënë që të rebelohem e të kërkoj që mos të këndojnë këngë për Zahirin, këngëtaret që duken më shumë si ‘striptizere’. Jam rebeluar edhe kur kam parë foto të Zahirit nëpër lokalet ku mbizotërojnë të dehurit, e që do të mund ta përdhosnin figurën e Heroit. Por, tash së fundi, figurën e tij e kanë përdhosur ata që e kanë gojën plot me fjalë kundër alkoolit. E kam ende mendjen të mjegullt duke menduar se çfarë ua dehu mendjen disa personave të një shoqate, që po e quajnë vehabiste, kur e mbuluam me një leckë pikturën e Zahir Pajazit dhe Hakif Zejnullahut, të varur në murin e një lokali në Besianë. Nuk dua të bëj komente për arsyetimin e këtyre djemve, kur përpiqen të shpjegojnë pse është haram të mbahen varur figurat në mur. Nuk ndihem i fortë për këso shpjegime të thella fetare. Por, ndihem shumë i fortë kur kërkoj që figura e Heroit të trajtohet me shumë kujdes.
Mesazhi i gabuar i predikuesve
Nuk arrij t’i kuptoj ata djem që vendosëm me një lehtësi të çuditshme ta mbulojnë me perde figurën e një heroi kombëtar. A thua nuk kishte restorante tjera, pa foto e piktura? Pse nuk u konsultuan me pronarët e këtij lokali, që pikturën ta heqin nga muri derisa të mbahej aktiviteti i tyre. Kjo do të ishte më e dinjitetshme sesa mbulimi me një leckë. Po e përsëris, nuk arrij t’i kuptoj këta predikues fetarë. Sigurisht edhe në këtë ceremoni, ata e kanë pasur gojën plot me ligjërata për mesazhin paqësor të Islamit. Po besoj këtë mesazh synojnë ta përçojnë tek të tjerët.
Por, a e dinë ata që me aktin e mbulimit të pikturës kanë nxitur urrejtje e paragjykime. A e dinë ata që në një moment kanë vepruar kundër një parimi fetar. E atyre do t’ua rikujtoja një sekuencë të filmit “Mesazhi”. Kur myslimanët po hynin triumfalisht në Mekë, një grua që ishte shumë e ashpër kundër myslimanëve, në një moment thotë: “Muhamedi po e mban premtimin, nuk po hyn nëpër dyer”. Ndërsa përgjigjja e burrit të penduar ishte: “Ai hyn nëpër zemra, e jo nëpër dyer”! E këta djemtë që përdhosën imazhin e Zahirit, i kisha këshilluar që të fitojnë zemrat e jo të “kacavirren nëpër mure”.
E më shumë se këshillë, ata edhe dikë që mund të ‘logjikojë’ si ata, do t’i paralajmëroja që herëve tjera të jenë të kujdesshëm. Gabimi që përsëritet është vështirë të falet. E një përgjegjësi të madhe për përdhosjen e figurave të heronjve e mbajnë qeveritarët edhe ata që rrahin gjoks se janë përfaqësues të vlerave të luftës çlirimtare. Një dekadë pas luftës, pushtetarët nuk e miratuan ende një ligj që do të sanksiononte përdhosjen e vlerave të luftës çlirimtare. Edhe shumë prej ish-luftëtarëve, që drejtojnë shoqata, janë zhytur në vetëkënaqësinë e të shijuarit të disa privilegjeve. Do t’u thosha, gjumi ka fund!
(Autori ka qenë njëri prej bashkëluftëtarëve të Zahir Pajazitit)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti