LAJMI I FUNDIT:

Zuzaku, trajneri ri i Dritës

Zuzaku, trajneri ri i Dritës

Pas shkarkimit të Musa Selimit nga detyra, drejtuesit e skuadrës së Dritës menjëherë e kanë zgjedhur trajnerin e ri.

Ekipin gjilanas në vazhdim të sezonit do ta drejtoj Milaim Zuzaku, i cili së fundi ka qenë trajner i shkollës së futbollit te KF Drita.

“Milaim Zuzaku është emëruar trajner i ri i ekipit. Ai do ta udhëheq Dritën deri në përfundim të stinorit, dhe më pas do të shohim si po rrjedhin gjërat”, ka thënë për Express, Saqip Shala, kryetar i Dritës.

Sipas Shalës, rezultatet jo të mira të Dritës në gjashtë xhirot e para i kanë detyruar që ta ndërpresin bashkëpunimin me Musa Selimin, dhe ta zgjedhin trajnerin e ri.


Selimi kishte marr drejtimin e ekipit gjatë verës, pasi Arbnor Morina nuk kishte arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit që ta drejtoj ekipin edhe në këtë sezon.

Pas gjashtë xhirove të kaluara në Superligë, Drita renditet e shtata në renditjen tabelore me shtatë pikë të tubuara. /Express/Telegrafi/