LAJMI I FUNDIT:

Zuzaku jep dorëheqje, futet në politike

Zuzaku jep dorëheqje, futet në politike

Agim Zuzaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet si dhe nga posti i kryetarit të KV Drita. Njeriu që ka bërë shumë për volejbollin gjilanas, përmes një letër drejtuar mediave ka bërë të ditur arsyet e dorëheqjes së tij.

Zuzaku ka thënë se po largohet për shkak të angazhimeve politike në nivelin lokal.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, me keqardhje ju njoftoj që nga data 06 shtator 2013 kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e dhe posti i kryetarit të KV Drita. E kam shumë vështirë ta pranoj këtë realitet pasi që me KV Drita jam i lidhur që nga koha kur isha si lojtar dhe më pas nga viti 2005 kur kam hyr në kryesinë e klubit të volejbollit Drita për ta marrë më pas pozitën e kryetarit në vitin 2007.

Falënderoj shumë gjeneratat e vjetra të cilat kisha mundësi t’i takoj gjatë viteve dhe të vazhdoj punën e tyre deri më tani dhe që më kanë përkrahur vazhdimisht në çdo projekt. Gjithashtu, falënderoj kryesinë e KV Drita për hapësirën dhe bashkëpunimin që ma kanë ofruar gjatë këtyre viteve, falë bashkëpunimit të tyre dhe falë atmosferës së punës që kishim në KV Drita, sot ekipi i volejbollit Drita njihet edhe jashtë kufijve të Kosovës. Arsyet e dorëheqjes time janë për shkak të angazhimeve politike në nivelin lokal tani në zgjedhjet lokale të Komunës së Gjilanit. Kam vendosur që të jem përkrah kandidatit për kryetar të Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili vjen nga opozita dhe që njihet si një donator i madh i sportit gjilanas në përgjithësi. Bindja ime është që me fitoren e Rexhep Kadriut në Gjilan, do të kem mundësi t’i ndihmoj sportit gjilanas dhe të kontribuoj në zhvillimin e tij në nivel komunal”, ka thënë Zuzaku.


Ai thotë se duke e marrë parasysh gjendjen aktuale të sportit në përgjithësi, Zuzaku nuk dëshiron që sporti të politizohet. Ai pohon se sporti duhet të ketë vendin e vet dhe sportistët të ruajnë autoritetin e tyre duke kontribuar në zhvillimin e sportit. Zuzaku e ka vlerësuar që kontributi i tij në të ardhmen për zhvillimin e sportit mund të jetë më i madh se sa tani, andaj dhe ka vendosur të jap dorëheqje.

Ish njeriu i parë i Dritës, thotë se një nga arsyet e dorëheqjes është edhe gjendja e rëndë në volejbollin e Kosovës. Zuzaku pohon se Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK), tani ndodhet në gjendej më të keqe se sa para luftës.

“Një prej arsyeve të tjera është edhe gjendja e rëndë në volejbollin kosovar dhe mos perspektiva e klubeve për të ardhmen. Federata e Volejbollit të Kosovës fatkeqësisht ka pasur një rënie drastike dhe gjendet më keq se sa para luftës. Duke e parë që edhe shumica e klubeve përkrahin udhëheqjen momentale në krye të FVK-së për interesa të ngushta personale dhe jo në zhvillim të volejbollit në përgjithësi, unë personalisht nuk shoh ndonjë progres në volejboll me strukturën aktuale. Gjithashtu, mendoj se në volejbollin e Kosovës ende nuk janë të ndara përgjegjësitë dhe detyrat. Duhet kuptuar që trajnerët, gjyqtarët dhe lojtarët janë profesionistë që duhet kontribuar në punën e tyre profesionale e jo te jenë në menaxhimin e politikave të volejbollit si anëtarë të bordit të FVK-së. Bordi ka për obligim të sjell donacione për sportin jo të paguhet nga sporti me ato mjete të pakta që kanë klubet. Mendimi im personal që të dalim nga kjo krizë e thellë që e ka kapluar volejbollin kosovar është ndryshimi i statutit të Federatës së Volejbollit të Kosovës në Nenin 27 ku thuhet që ‘Kryetarin, nënkryetarin, sekretarin, arkëtarin, dhe pesë (5) anëtarë i zgjedh Kuvendi, kurse 2 tjerë i emëron (koopton) kryetari i FVK-së. Kryetari, nënkryetari, sekretari, arkëtari, nuk mundë të kenë funksione të dyfishta të jenë njëkohësisht të përfaqësuar apo të zgjedhur në poste të njëjta edhe në klubet e ndryshme volejbollistikë’. Unë mendoj që ky nen duhet të zëvendësohet me atë që Kryetarin e zgjedh kuvendi, ndërsa anëtarët e bordit duhet t’i propozoj kryetari e që mund të jenë edhe jashtë anëtarëve të kuvendit me qëllim të prurjes së njerëzve të ri në federatë dhe këta t’i votoj Kuvendi. Gjithashtu, FVK e thyen statutin e vet qe disa vite rresht, edhe tani në këtë mandat duke ushtruar funksione të dyfishta nëpër klube kjo është evidente dhe e dinë të gjitha klubet. Federata e Volejbollit të Kosovës ka nevojë për një frymë të re dhe një energji pozitive që ti shtyjë proceset përpara. Nuk kam asgjë të keqe me asnjë anëtarë të gjithë i kam miq të mirë dhe i respektoj shumë si individë, ka shumë prej tyre që kanë kontribuar për volejbollin e Kosovës duke përfshirë edhe kryetarin aktual. Por, tani mendoj që duhet një frymë e re e cila mund ta përcjelli dinamikën e volejbollit ndërkombëtar”, ka theksuar Zuzaku.

Ai ka falënderuar trajnerët e KV Drita, trajnerin Lorik Ilazi, Valon Zymberi dhe nënkryetarin e KV Drita, Valon Murseli të cilët sipas Zuzakut, kanë bërë një punë të palodhshme duke dhënë kontribut të madh në zhvillimin e klubit Drita. /Kosovapress/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori