LAJMI I FUNDIT:

Zjarri përfshin një shtëpi në një fshat të Ferizajt, një e lënduar

Zjarri përfshin një shtëpi në një fshat të Ferizajt, një e lënduar

Një femër ka pësuar lëndime trupore si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e saj.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 8:30, në fshatin Prelez i Muhaxhirëve, në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet përkasë policore dhe zjarrfikësit.


“Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në shtëpinë e viktimës, ku e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/