LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në Bogdanci dhe afërsi të Komunës së Sarajit në Shkup (Video)

Zjarr në Bogdanci dhe afërsi të Komunës së Sarajit në Shkup (Video)

Ekipet e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim janë në terren dhe po veprojnë për lokalizimin e zjarreve të cilët sot u paraqitën në disa lokacione në rajonin e Shkupit.

Ekipet e Brigadës së zjarrfikësve në Shkup, si dhe ekipet e ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbrime” kanë intervenuar në zjarret në afërsi të fshatit Barovo, në bjeshkët Vodno, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në terren kanë dalur mbi 40 persona dhe 8 makina speciale me ç’ka zjarri është lokalizuar, ndërsa ekipet do ta ndjekin gjendjen në terren.


Zjarr është paraqitur edhe në vendin e quajtur Krushopek në Komunën e Sarajit, ku në terren menjëherë kanë dalur ekipe të Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit dhe po tentojnë ta lokalizojnë zjarrin.

Ndërsa pamjet më poshtë janë nga zjarri që ka shpërthyer në Bogdanci, në afërsi të kalimit kufitar “Bogorodica”. Kurse zjarri mund të shihet edhe nga ana e Greqisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori