Telegrafi

Zidane: Ronaldo mund të luajë, ai është mirë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për media para ndeshjes së madhe ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës.

I pyetur nga gazetarët se a do të luajë Cristiano Ronaldo, i cili gjatë kësaj vere vetëm dy herë është stërvitur me skuadrën, tekniku francez është përgjigjur pozitivisht.

“Ai është këtu me ne sepse mund të luajë”.

“Ka shumë zhurmë dhe thashetheme rreth tij, por e vërteta është se ai është mirë si dy muaj më parë kur kemi luajtur në finale të Ligës së Kampionëve dhe kjo nuk më habit”, ka thënë Zidane.

CR7 ishte temë e mediave botërore për faktin se u paraqit në gjykatën spanjolle për evazion fiskal. /Telegrafi/