LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski dhe Zakharieva së bashku në festivalin në Strumicë

Zhernovski dhe Zakharieva së bashku në festivalin në Strumicë

Festivali tradicional “One Love Tour”, që u mbajt sot në Strumicë, morën pjesë zv. ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Andrej Zhernovski, dhe në emër të Republikës së Bullgarisë, zv. kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva.

Festivali “One Love Tour”, i realizuar bashkërisht nga yje të muzikës maqedonase dhe bullgare, po mbahet për të tretin vit radhazi. Ngjarja e sponsorizuar nga UNESCO paraqiti gjithashtu traditat e të dy vendeve si një larmi të trashëgimisë kulturore maqedonase dhe bullgare.

Gjatë vizitës së Zhernovskit në Strumicë, së bashku me Zakharieva dhe kryetarin e Strumicës, Kosta Janevski u hap një qendër multifunksionale sociale, e cila është rikonstruar dhe pajisur me një donacion bullgar prej 270.000 levash. Qendra Sociale multifunksionale do t’u shërbejë të gjitha grupeve të cenueshme të qytetarëve, si dhe aktiviteteve programore dhe projekteve për integrim më të shpejtë dhe më të lehtë në shoqëri dhe përfshirje sociale të grupeve të synuara./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori