LAJMI I FUNDIT:

Zhdrella dhe Hysi më të mirët

Zhdrella dhe Hysi më të mirët

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve për vitin 2011.

Epiteti i futbollistit më të mirë i ka takuar futbollistit të Hysit, Metor Zhdrella. Golëshenuesi më i mirë u zgjodh Taulant Dajaku i Drenicës, ndërsa portieri më i mirë Artan Latifi i Dritës.

Hysi ka fituar edhe epitetin e klubit më të mirë, derisa klubi më fer-plej u zgjodh Liria e Prizrenit. Klubi më i mirë i femrave ishte Kosova e Prishtinës ndërsa në Futsall ky epitet i takoi Besës së Pejës.

Trajneri më i mirë i vitit 2011 u zgjodh Ramiz Krasniqi, gjyqtari më i mirë Kreshnik Vula dhe gazetari më i mirë Azem Brovina.


Lista komplete e laureatëve të vitit 2011 e shpallur nga FFK-ja

Top 10 futbollistët më të mirë

1. Lojtari më i mirë: Mentor Zhdrella (Hysi) 104 pikë
2. Azem Ahmeti (Prishtina) 46
3. Mentor Mazrekaj (Prishtina) 44
4. Ilir Berisha (Prishtina) 41
5. Artan Latifi (Drita) 38
6. Enis Zabërgja (Hysi) 27
7. Florim Berbatovci (KEK-u) 23
8. Atdhe Gashi (Vëllaznimi) 23
9. Shpëtim idrizi (Trepça ’89) 21
10. Venhar Sermaxhaj (Drita) 20

Klubi më i mirë: KF Hysi
Klubi më i mirë i femrave: KF Kosova e Prishtinës
Klubi më Fair – Play: KF Liria e Prizrenit
Shënuesi më i mirë: Taulant Dajaku (Drenica) me 18 gola
Portieri më i mirë: Artan Latifi (Drita)
Futbollistja më e mirë: Suada Jashari (Kosova P.)
Talentja më e mirë: Arta Rama (Trepça ’89)
Trajneri më i mirë: Ramiz Krasniqi
Gjyqtari më i mirë: Kreshnik Vula (nota 3.64)
Gazetari më i mirë sportiv: Azem Brovina
Punëtori më i mirë sportiv: Afërdita Fazlija

Punëtori sportiv nga Diaspora:

1. Ruzhdi Statovci
2. Myftar Dragidella

Ekipi më i mirë në futsall: FC Besa
Lojtari më i mirë në futsall: Nexhep Selimi
Shënuesi më i mirë në futsall: Fadil Goli

Me mirënjohje për kontributin e dhënë futbollin e Kosovës nderohen:

Raiffeisen Bank – Prishtinë
Ministria për Rini, Kulturë dhe Sport e Kosovës
Kryetarët e FFK-së: Agim Bytyçi dhe Sabri Hashani
Shinasi Berisha e Salih Qubreli
Postmortum: Kemajl Broja
Rinora 4