LAJMI I FUNDIT:

Zhaveli shkëlqen në Dubrovnik

Zhaveli shkëlqen në Dubrovnik

Notari më i mirë në Kosovë, Lum Zhaveli, është paraqitur suksesshëm në garën "Golden Orlando" që fundjavën e kaluar u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë. Sipas një njoftimi të Federatës së Notit të Kosovës, Zhaveli në kategorinë absolute fitoi tri medalje.

Ai ishte i artë në 50 metra bretkosë, i argjendtë në 50 metra krol dhe i bronztë në 50 metra delfin. Sipas FNK-së konkurrenca ishte shumë e fortë në këtë garë. Federata e ka vlerësuar shumë të mirë paraqitjen e të gjithë notarëve kosovarë që garuan në Dubrovnik.

Flaka Pruthi ka fituar një të argjendtë e tri të bronzta në kategorinë B, Melisa Zhdrella u kthye me tri medalje të argjendta të fituara në kategorinë C, ndërsa Ardit Hysejni e Eda Zeqiri fituan nga një të bronztë në kategorinë D, përkatësisht E.

Rita Zeqiri ka përmirësuar rekordin e Kosovës në 400 metra stil të përzier, por nuk fitoi medalje, duke përfunduar e katërta. /Koha/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori