MSc. PT. Rilind Shala
Fizioterapeut
tel. +383 44 361 176
Dhimbja e shpinës është një simptomë jashtëzakonisht e shpeshtë, përjetuar nga njerëz të të gjitha moshave. Qasje të ndryshme për të diagnostikuar dhe menaxhuar dhimbjen e shpinës janë shfaqur, duke çuar në një rritje eksponenciale të kostove të kujdesit shëndetësor.
Në kontrast prej qasjeve të ndryshme të menaxhimit, duhet ditur që dhimbja e shpinës është problem multi-dimensional, e që asnjëhërë nuk e ka një shkaktar që qëndron vetëm.
Studimet e fundit vazhdimisht potencojnë që dhimbja dhe disfunksioni nuk janë si rezultat ekskluziv i dëmtimit të strukturave lokale, por janë më shumë një kaskade e faktorëve neuro-endokrine dhe atyre mbrojtës imunologjik.
Këto sisteme ndërveprojnë vazhdimisht dhe ndikohen nga një ndërveprimi i ekspozimeve fizike (ngarkimi fizik), psikologjik (ngarkesa psiko-emocionale), sociale (socio-ekonomike, kulturore, puna, mjedisi dhe stresi), stili i jetesës (gjumi, nivelet e aktivitetit), shëndeti komorbid (shëndeti mendor, obeziteti), dhe faktorët jo të modifikueshëm (gjenetika, gjinia, mosha).
Ndryshimet neuroplastike që ndodhin tek individët mendohet se janë përgjegjës për kronizmin e dhimbjes së shpinës. Ndryshimet neuroplastike përfshijnë një rritje të ndjeshmërisë së përpunimit të stimujve të dëmshëm, ndryshimet neurofiziologjike brenda receptorëve periferikë dhe bririt dorsal të palcës kurrizore rrisin reagimin ndaj stimujve të dëmshëm. Kjo mund të rezultojë në një përforcim të transmetimit të dhimbjes. Ky ndryshim është i zakonshëm dhe i rëndësishëm, sepse mund të çojë në zhvillimin e allodynisë (stimuj të padëmshëm të perceptuar si të dhimbshëm) dhe hiperalgjezisë (rritje e përgjigjes ndaj dhimbjes).
Ndryshimet motorike përfshijnë aktivizimin dhe koordinimin e ndryshuar të muskujve të trungut në përgjigje të dhimbjes. Ka një aktivizim më të madh të muskujve sipërfaqësorë gjatë lëvizjes, e cila njihet si një strategji shtrënguese për të shmangur dhimbjen. Aktivizimi i ndryshuar shoqërohet me ndryshime biomekanike afatgjata dhe eventualisht shmangia e plotë e lëvizjeve dhe aktiviteteve të caktuara. Përveç kësaj, ka ndryshime në qendrat më të larta të përpunimit, duke përfshirë një zhvendosje mediale të zonës motorike që përfaqëson pjesën e poshtme të shpinës. Ndryshimet funksionale të lidhjes midis zonave sensorimotorike shoqërohen me ngadalësim të performancave e detyrave sensorimotorike.
Një nga arsyet për dështimin e praktikës aktuale klinike për të menaxhuar në mënyrë efektive dhimbjet e shpinës është pjesërisht e lidhur me mungesën e respektimit të provave aktuale. Kjo lidhet me një qasje dominuese bio-mjekësore dhe dështimin për të marrë në konsideratë dhe menaxhuar në mënyrë adekuate dhimbjen nga një perspektivë holistike.
Praktika më e mirë për menaxhimin e dhimbjes së shpinës përfshin:
• diagnozën fillestare e bazuar në një proces triazhi
• interpretimin e çrregullimit nga një perspektivë biopsikosociale (përfshirë ekzaminimin e pacientëve sipas rrezikut për kronicitet)
• përshtatjen e menaxhimit sipas prezantimit dhe në një mënyrë që fuqizon pacientët si pjesëmarrës aktivë në shërimin e tyre
Në shumicën e njerëzve, dhimbja e shpinës është beninje dhe përfaqëson një ndrydhje të thjeshtë muskulore e shoqëruar me një incident të ngarkimit mekanik ose një ‘shpërthim dhimbjeje’ të shoqëruar me strese psikosociale ose të stilit të jetesës. Vetëm 1 deri në 2% e njerëzve që paraqiten me dhimbje do të kenë një sëmundje serioze ose çrregullim sistemik, të tilla si çrregullime inflamatore sistemike, infeksionet, malinjiteti i shtyllës kurrizore ose fraktura e shtyllës kurrizore.
Karakteristika të tilla si një fillim tinëzar dhimbjeje, me natyrë konstante dhe jomekanike (jo e provokuar qartë nga qëndrimet dhe lëvizjet), dhimbje natën, ngurtësi në mëngjes, histori e kaluar e malinjitetit, mosha mbi 65 vjeç dhe/ose rënia e shëndetit të përgjithshëm kërkon ekzaminime të mëtejshme. Ka prova në rritje se faktorë të tillë si problemet me gjumë, nivele të larta të qëndrueshme të stresit, depresioni dhe ankthi janë parashikues të fortë për simptoma të dhimbjes së shpinës.
Për grupin e vogël të pacientëve (5%) që paraqiten me dhimbje të shpinës për shkak të hernisë diskale dhe dhimbjeve radikulare shoqëruese me ose pa deficit neurologjik, historia natyrore është shumë e mirë. Studimet tregojnë shkallë të lartë të rikuperimit (mbi 80%) dhe reduktimi i hernies në shumicën e këtyre pacientëve brenda 12 muajve.
Dhimbja lokale e shpinës
Opsionet e menaxhimit të dhimbjeve të shpinës
Një qëllim kryesor për menaxhimin e dhimbjes është restaurimi i lëvizjeve normale, të sigurta të shtyllës kurrizore dhe kapacitetit funksional (p.sh. pjesëmarrja në punë, familje dhe aktivitete rekreative). Kjo është vendimtare për të lehtësuar kthimin në të gjithë shëndetin (fizik, mendor dhe social) të pacientit. Duhet të rekomandohet vetëm modifikimi i aktivitetit në fazën akute nëse ka dëshmi të dëmtimit të indeve. Përndryshe, këshilla për të qëndruar aktiv në një mënyrë të graduar në varësi të kohës dhe në bazë të dhimbjes është e rëndësishme për të reduktuar shmangien e ciklit vicioz të dhimbjes.
Kjo mund të lehtësohet nëpërmjet këshillave të qarta për ushtrime që përbëhen nga:
• ushtrime relaksimi për të reduktuar shtangimin e muskujve të trungut –frymëmarrje diafragmatike
• ushtrime të buta lëvizshmërie për shtyllën kurrizore dhe ijet për të normalizuar lëvizjen
• trajnimi i lëvizjes që synon forcimin funksional aty ku ka nevojë
• ushtrime të përgjithshme aerobike
Pacientët me dhimbje më shpesh ngurtësojnë trungun dhe shtangojnë muskujt bazë, e cila në mënyrë paradoksale rritet ngarkesën dhe dhimbjen kurrizore. Prandaj, praktikimi i relaksimit të trungut e inkorporuar me ushtrime janë të rëndësishme për të shkarkuar strukturat kurrizore të sensibilizuara dhe për të lejuar që lëvizja normale të ndodh.
Variacionet posturale nuk i kanë qëndruar kohës si trajtimi më i mirë dhe afatgjatë i dhimbjeve të shpinës. Studimet më të fundit tregojnë që nuk ka ndonjë posturë perfekte e cila i rregullon (ose parandalon) gjithë dhimbjet e shpinës. Secila posturë ka aftësinë të shkaktoj dhimbje dhe dëmtime nëse nuk jemi aktiv dhe nuk e ndryshojmë atë vazhdimisht gjatë ditës.
Variacionet e ndryshme të posturave gjatë ditës
Me rëndësi është që t’i shmangemi ngarkesës së tepruar në një pozitë të caktuar, sepse ngarkesa është faktori kryesor që ndikon të shfaqen simptomat, dhe jo postura specifike se si qëndrojmë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë