Zgjidhja e krizës politike hap rrugën për zgjidhjen e çështjes së emrit

Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare në Maqedoni, thonë se zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, nuk mund të bëhet në një kohë me zgjidhjen e krizës politike në vend, njofton REL.
Bekim Kadriu njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se mungesa e legjitimitetit të udhëheqjes aktuale në Maqedoni e përjashton mundësinë e zgjidhjes së problemit të emrit në kohën e krizës politike në vend.
”Shumë më e arsyeshme do të jetë që për çështjen e emrit të diskutojnë dy qeveri të cilat kanë legjitimitet të plotë përkatësisht mandat të plotë nga qytetarët. Është e pa pranueshme që për çështjen e emrit të diskutojë kjo përbërje e qeverisë e cila është e diskredituar si para opinionit të brendshëm ashtu dhe para bashkësisë ndërkombëtare”, thekson Kadriu.
Sipas tij vetëm ajo qeveri e cila do të dalë nga organizimi i një procesi të besueshëm zgjedhor në Maqedoni do të ketë mundësi që seriozisht të hap negociata rreth zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, duke mundësuar procesin e integrimeve euroatlantike për Maqedoninë si shtet.
Edhe Nikolla Dimitrov, ish përfaqësues i Maqedonisë gjatë bisedimeve me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit thotë se në këtë moment çështja e emrit nuk mund të diskutohet në asnjë mënyrë për shkak se kredibiliteti i institucioneve shtetërore është vënë në pikëpyetje.
“Në një mënyrë kriza politike është si rrjedhojë e bllokimit të procesit euroatlantik për Maqedoninë për këtë arsye çështja e emrit është aktuale por në kushte kur tërësisht është rrënuar kredibiliteti i të gjitha institucioneve shtetërore shtrimi i çështjes së emrit në tryezën e bisedimeve do të jetë shumë i paarsyeshëm”, thekson Dimitrov.
Ndërkaq Bojan Mariqiq nga qendra për Arsim Evropian konsideron se edhe bashkësia ndërkombëtare tërë presionin ndaj udhëheqësve politik e ka fokusuar në jetësimin me përpikmëri të pikave që janë përcaktuar në marrëveshjen politike mes katër liderëve të partive kryesore politike.
Mariqiq thotë se në këtë moment që ndodhet Maqedonia është shumë e vështirë që udhëheqësit shtetërorë të shtrijnë veprimin edhe në një front shumë të ndjeshëm siç është zgjidhja e kontestit që ka Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit.
“Në këtë moment në të cilin ndodhet Maqedonia,e zhytur në krizë të thellë politike,nuk besoj dikush do të imponojë dhe hapjen e çështjes së emrit në tryezën e bisedimeve mes katër liderëve politik, sepse kjo do të kishte të kishte efekte negative ndaj marrëveshjes politike për të cilën qytetarët kanë shprehur mbështetje, si rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza”, thotë Mariqiq.
Krahas zgjidhjes së kontestit që ka Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike tani është vendosur jetësimi me përpikmëri i marrëveshjes politike të Përzhinos që nënkupton krijimin e kushteve për realizimin e një procesi zgjedhor të besueshëm, reformat në media, si dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve të shtetit me Prokurorinë Speciale e cila ka hapur hetime për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të shtetit në mashtrime zgjedhore dhe afera korruptuive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa