Gjatë muajit qershor të këtij viti do të jemi dëshmitarë të dy ngjarjeve të mëdha. Njëra e dimensionit ndërkombëtar, kure tjetra e atij kombëtar. Gjatë muajit qershor do të mbahet kampionati botëror në futboll në Brazil, kurse në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Edhe pse dy për nga natyra, interesimi, kanë edhe një lloj analogjie.
Nëse e bëjmë një analizë të pjesëmarrjes së klubeve, synimeve që kanë ato, dhe periudhës kohore në të cilat zhvillohet kampionati botëror dhe zgjedhjet nacionale, kemi ngjashmëri te theksuara.
Të gjitha ato klube që kanë siguruar pjesëmarrjen në botëror, puna e parë që i pret është hartimi i listës së lojtareve me të cilët do të paraqiten në botëror. Të gjitha ekipet do ta kenë numrin e barabartë të lojtareve që do të udhëtojnë në Brazil. Mirëpo, dallimi është se disa përfaqësuese do të kenë vështirësi në kompletimin e reparteve në fushë, në mungesë të lojtareve cilësorë. Por, do të këtë edhe kombëtare që për shkak të konkurrencës së fort të lojtareve do të kenë vështir në përcaktimin e formacionit.
Edhe partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet nacionale, puna e parë qe i pret është lista e kandidatëve që do të garojnë për deputetë. Disa parti vështirë se do te kenë një përfaqësim të denjë rajonal dhe profesional. Mirëpo, ka edhe parti që do ta ndjenjë presionin e njëjtë si të Spanjës dhe Italisë, ku ka një konkurrencë serioze për të qenë pjesë e listës. Sipas të gjitha gjasave, nën lëkurën e Vicente del Bosque dhe Cesare Prandelli do të jenë kryetari aktual i PDK-së, Hashim Thaqi, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa.
Edhe pse vlen parimi se konkurrenca gjithmonë rrit cilësinë, kjo mund të jetë edhe thikë me dy tehe, meqë ekziston mundësia që nga konkurrenca të shkaktohet përçarja ( ju kujtohet Franca e Raymond Domeneche në botërorin 2010). Kjo sindromë mund t’i prek edhe dy partitë kryesore në skenën politike në Kosovë (PDK dhe LDK). Prandaj, përcaktimi i listës si për klubet e mëdha (partitë) dhe si për ato të vogla do të jetë sfidues.
Dihet se edhe të synimet dallojnë pjesëmarrësit në kampionat. Përfaqësueset të cilat kanë fituar tituj me herët dhe që kanë potencial brenda vetës, synim kanë marrjen e trofeut. Ndërsa, pjesa e klubeve tjera synim të qartë e kanë ngritjen sa më lartë. E njëjta gjë ndodhë edhe te partitë që do të garojnë në zgjedhjet nacionale në Kosovë, edhe pse në rastin e politikës synimi “publik” është tepër ambicioz i të gjitha partive. Ato që në të kaluarën kanë qeverisur vendin dhe kanë potencial brenda vetës, synimin e kanë shumë të qartë: fitoren në zgjedhje. Kurse, partitë tjera i kanë synimet e veta ”reale”, kalimin e fazës së grupeve, çerek finalet, gjysmë finalet etj. Mirëpo , nuk duhet harruar dy gjëra kur kemi fjalën për klubet (partitë) e “vogla”: e begatojnë garën si dhe befasitë gjithmonë janë të mundshme.
Sa i përket kohës, është shumë e qartë se edhe kampionati futbollistik e edhe zgjedhjet organizohen çdo katër vjet. Me përjashtim që zgjedhje mund të kemi të parakohshme, por jo edhe kampionat botëror.
Krejt në fund duhet të besojmë dhe shpresojmë se do të jemi dëshmitarë të një futbolli tërheqës dhe spektakolar sivjet në Brazil. Të një gare fer dhe sportive. Dhe, që vetëm loja e bukur në të gjitha aspektet t’i përcaktojë çerekfinalistët, gjysmëfinalistët, finalistin dhe fituesin e trofeut që me nder do ta mbajë për katër vite në gjirin e tij.
Njëkohësisht na mbetet që të punojmë, të shpresojmë dhe besojmë se gara e zgjedhjeve nacionale në vendin tonë të jetë fer dhe demokratike. Partitë politike të radhitën në bazë të punës së tyre. Dhe, përmes një gare të tillë Kosova në katër vitet e ardhshme të qeveriset nga njerëz që do ti realizojnë ëndrrat tonë. E njëra nga to është që “Rusinë 2018” ta përjetojmë me përfaqësuesen tonë. Besojmë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe