Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi besimi dhe test vlerësimi
U zhvilluan dhe u konfirmuan rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Shqipërisë. Ndjeshmëria jonë për ecurinë e procesit, përfundimin dhe pranimin e tij nga aktorët relevant politikë, natyrshëm ka qenë e konsiderueshme. Kjo ndjeshmëri është tërësisht legjitime, ngase degët e kombit janë të interesuar për shëndetin dhe ecurinë e shëndetshme demokratike të trungut të tyre – Republikës së Shqipërisë.
Dëshironim zhvillim të lirë dhe me parametra demokratik të zgjedhjeve; dëshironim certifikimin e tyre nga OSBE-ODIR-i; dëshironim shmangien e konfliktualitetit gjatë dhe pas zgjedhjeve, si dhe pas daljes së rezultateve; dëshironim që fituesi dhe humbësi i zgjedhjeve të shfaqeshin publikisht vlerësues e bashkëpunues për fuqizimin e demokracisë dhe përparimin e gjithanshëm, ekonomik, social, arsimor, kulturor e mbarëkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mendoj se pritshmëria jonë për zgjedhjet në Shqipëri u bë brenda kuadrit dhe në realizim të kësaj dëshire sepse:
– Ato u zhvilluan në parametra demokratike: të lira e të qeta;
– Rezultati i tyre u pranua shumë ditë më parë nga certifikimi i tyre nga KQZ-ja, prej dy subjekteve kryesore politike në garë, PS-së dhe PD-së;
– Dy krerët e partive më të mëdha që gjatë zhvillimit të fushatës, shpesh u përballën personalisht, deri në rrafsh fyerjesh e sharjesh, vlerësuan dhe uruan publikisht njeri-tjetrin për të ardhmen;
– Rrotacioni i pushtetit, në zbatim të verdiktit të votës popullore po kryhet në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Procesi i ndërrimit të pushtetit i realizuar pa shqetësime, në rrugë e mjete demokratike ka qenë i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët, por dhe nga politika dhe diplomacia e vendeve demokratike evroalantike.
Zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë, me arritjet dhe me ndonjë mangësi (të presim raportin dhe vlerësimin e ndërkombëtarëve, OSBE-ODIR-it), mendoj se duhen të vlerësohen dhe të shërbejnë si fillesë për reflektim, motivim dhe angazhim edhe të humbësve dhe të fitimtarëve të zgjedhjeve për përparmin e gjithanshëm dhe integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE. Ecuria dhe rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit mendoj dhe besoj se i hapën rrugën një epoke të re në historinë moderne të politikës shqiptare, siç deklaroi menjëherë pas 23 qershorit, ambasadori i SHBA-së në Tiranë.
Rezultati thuaj befasues i zgjedhjeve në favor të koalicionit të majtë, mendoj se ishte jo tërheqja, por shkulja publike e veshit për koalicionin e djathtë nga votuesit – qytetarët e Shqipërisë. Ky rezultat, njëkohësisht është jo vetëm dëshmi besimi, por dhe një test vlerësimi për seriozitetin, realizimin e premtimeve elektorale, por sidomos të objektivave programore, për shmangien sa më shpejtë të defekteve qeverisëse të derisotme. Dhe, mbi të gjitha për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur të Shqipërisë për kalimin nga diktatura në demokraci.
Fitorja plebishitare e koalicionit të majtë mendoj se është lexuar e vlerësuar me objektivitet prej tij. Duke i dhënë 84 ulëse në Kuvendin me 140 deputetë, votuesit e Shqipërisë i dhanë mundësi maksimale të majtës për të realizuar programin elektoral dhe sidomos programin qeverisës. Vota popullore ia hoqi mundësinë bllokuese opozitës së djathtë për miratimin e reformave dhe ligjeve tepër të rëndësishme, që do t’i vlejë ndarjes dhe veçmas, funksionimit efektiv të tre pushteteve. Lënia e mandatit të deputetit për t’u bërë ministër, është një tentativë për të vendosur kufijtë ndarës mes ekzekutivit dhe legjistativit, që uroj të gjejnë dhe zgjidhje të tjera balancuese mes tyre.
Priten, dhe priten pikërisht tani, nën mundësinë që ua ka dhënë vota popullore që gjyqësori të shndërrohet në pushtet të pavarur, të besueshëm dhe veprues në parametrat që imponohen nga një shtet demokratik. Vota e 23 qershorit ka krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme ligjore fitimtarëve të qeverisin, në zbatim të programeve të shpallura. Por kjo votë duhet menaxhuar me shumë respekt, kujdes dhe, mbi të gjitha, me shumë përgjegjësi.
Uroj që humbësit e zgjedhjeve ta përjetojnë humbjen nën ndikimin e sentencës popullore. Pësimi bëhet mësim. Kurse fitimtarët i uroj: “mbetshin të kënaqur prej jush gjithë zgjedhësit!”. Këto zgjedhje mendoj se ishin një test tejet i saktë i sundimit të zhgënjimit ndaj premtimeve. Politika realiste është e suksesshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë