LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e 15 nëntorit-sfidë e radhës për shtetin e ri

Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 nëntor të këtij viti në Republikën e Kosovës janë zgjedhjet e katërta me radhë që mbahen që nga përfundimi i luftës, ndërsa të parat nga deklarimi i pavarësisë së saj si shtet në vete.

Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, sepse për herë të parë organizohen nga institucionet vendore, por paraqesin sfidën e radhës për demokracinë e këtij shtetit të ri. Po ashtu, këto zgjedhje përforcojnë argumentin para Bashkësisë ndërkombëtare mbi pjekurinë e institucioneve vendore për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Kurioziteti i këtyre zgjedhjeve është se deri më tani të gjitha këto që janë mbajtur në Kosovë kanë kaluar të qeta dhe pa ndonjë telashe. Mund të thuhet, se Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirë të organizimit të zgjedhjeve pa ndonjë problem të theksuar. Kosova mund të konsiderohet si vendi më joproblematik në rajon sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve dhe pranimit të rezultateve nga spektri politik i i tyre.


***

Krejt kjo do të ishte normale dhe pozitive për një shtet vërtet sovran dhe demokratik. Por, pyetja është se vërtet a është ky vend sovran dhe demokratik, apo ka ndonjë bishtë pas tij? Përgjigja është se ky shtet ka një status të kushtëzuar dhe nuk mund të thuhet se është plotësisht sovran dhe demokratik, sepse këto dy postulate kryesore të shtetit sovran i mbajnë ende të huajt. Pra, edhe demokracia e këtij vendi është e cunguar dhe gjysmake, sepse nuk shtrihet në tërë territorin e saj. Në rreth 20 për qind të këtij shtetit nuk mbahen këto zgjedhje, fjala është për vendbanimet serbe, të cilët nuk i njohin institucionet e Kosovës. Këto vendbanime administrohen nga një strukturë paralele e sponsoruar nga Qeveria e Beogradit. Kjo krijon një situatë paradoksale për demokracinë e këtij vendi.

Kur ky status dhe kjo demokraci janë të kushtëzuar, atëherë si rrjedhojë logjike del se edhe mbajtja e këtyre zgjedhjeve më shumë është një lojë politike, se sa një vullnet i vërtet i shprehur demokratik i një populli. Subjektet politike që marrin pjesë në këto zgjedhje janë më shumë dekor të “qendrave nën hije” se sa i qytetarëve të Kosovës.

Edhe pse qytetari i Kosovës zgjedh një subjekt, apo ndonjë individ të caktuar, në rast se ky nuk është i përshtatshëm i këtyre “qendrave nën hije” do të jetë i parëndësishëm për këtë shoqëri. Mos ma keq, kështu ka shkuar puna deri më tani. Të zgjedhurit e vërtet të këtij populli që nuk ju kanë përmbajtur rregullave të tyre, ose janë anashkaluar, ose janë larguar nga përgjegjësitë publike.

Pra, në këtë lloj “demokracie eksperimentale” në Kosovë gara e subjekteve politike nuk e ka kuptimin sikur në demokracitë e shteteve sovrane. Këtu, brenda natës bëhen pazare të llojllojshme politike, pa i dhënë llogari askujt. Bëhen koalicione joparimore edhe përkundër vullnetit të elektoratit të tyre. Kjo ka ndodhur në zgjedhjet e fundit nacionale, kur PDK-ja u fut në koalicion me LDK-në pas një trysnie të huaj. Ky vend ka nevojë për zhvillimin e një demokracie të mirëfilltë, e jo të bëhen eksperimente të ndryshme në kurriz të tij. Por, më tragjikja është se deri më tani lidershipi i subjekteve politike të Kosovës nuk ka rezistuar kundër asnjë projekti ndërkombëtar që ka ardhur në Kosovë. Bile, këta janë shtyrë njëri me tjetrin duke treguar se cili është më servil dhe më poltron ndaj të huajve në implementimin e politikave të tyre. Për dhjetë vjet politika e tyre mund të karakterizohet vetëm si politikë tenderuese dhe profitereske për grupet e caktuara të interesit, por edh për interesat e tyre familjare dhe personale. Argumenti më i freskët i pafuqisë së tyre dhe roli asnjanës është i këtyre ditëve nënshkrimi i marrëveshjes në mes EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim policor dhe ndërkufitar për hesape të Serbisë. Këta politikanë, por edhe këto institucioni as që u pyeten për këtë plan të tyre, por as që do të pyeten ndonjëherë. Kjo tregon se në këtë vend nuk është diç në rregull me këtë demokraci.

***
Tani, shtrohet pyetja, çfarë janë këto parti politike dhe cili është programi i tyre vërtet elektoral? A kanë projekte konkrete, në mënyrë që vërtet të jenë në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të saj, apo janë ende të paorganizuara, të paprofilizuara si deri më tani? Cila është oferta e tyre konkrete për qytetarin e Kosovës? Cilat prej tyre do të kenë në fokus vetëm qytetarin dhe interesin e tij? A kanë këto subjekte politike vizion për të ardhmen që qytetari të krijojë besim dhe të shpreh mbështetjen ndaj tyre? A janë të gatshëm që këto subjekte të zgjidhin problemet e tyre duke filluar nga punësimi, shkollimi, punët administrative, infrastruktura, shëndetësia, komunikacioni, furnizimi me ujë, ambienti i pastër, ngrohja qendrore gjatë dimrit dhe shërbime tjera në dobi të qytetarit? Për këto dhe shumë pyetje tjera deri më tani shumica e këtyre subjekteve nuk kanë dhënë argumente të bollshme se vërtet ishin në shërbim të zgjidhjes së këtyre problemeve.

Anketat tregojnë se pjesa e madhe e qytetarëve të Kosovës janë të pakënaqur me qeverisjen e këtij vendi. Vetëm në zgjedhjet e fundit nuk kishin dalë rreth 50 për qind e tyre për të votuar. Kjo është një sinjal i keq për demokracinë e një shteti, që synon integrime euro-atlantike. Të gjitha partitë politike, pa përjashtim, deri më tani nocion themelor kishin propagandimin e pavarësisë. Tani, kur ky nocion ka rënë nga agjenda e tyre dhe kur të merret fakti i joprofilizimit të tyre adekuat, atëherë vërtet më 15 nëntor të këtij viti ato do të përballen me një sfidë të re para votuesve të tyre. Shumica prej tyre nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë në skenën politike kosovare dhe do të shuhen përfundimisht.

Se vërtet është vështirë të përcaktohet se kush nga këto subjekte do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve lokale më 15 nëntor, paqartësinë e tyre e komplikojnë edhe disa anomali tjera përcjellëse.
Subjektet e mëdha politike si: PDK, LDK, LDD, AAK, AKR, ORA dhe disa të tjera më të vogla, përkundër faktit të deklarimit të tyre si të djathta dhe të majta nuk kanë qartësuar plotësisht programin e tyre, si ekonomik, por edhe politik. Edhe pse kanë njerëz të mjaftueshëm, ekspertë dhe profesionistë të ndryshëm nga lëmit e ndryshme këto subjekte nuk kanë arritur të hartojnë program komplet (plane konkrete), se si duhet zgjidhur problemet e këtij vendi dhe të qytetarit të saj. Ta zëmë, asnjë parti nuk e ka asnjë plan se sa njerëz mund të punësohen brenda periudhës dy vjeçare të pushtetit të tyre. Sipas një sondazhi të huaj nëse një vend ka mbi 10 për qind të njerëzve të papunë ai vend patjetër do të ketë trazira sociale, ndërsa nëse kjo shifër kalon mbi 20 për qind të tyre, atëherë mund të rrëshqasë në luftë civile.

***
Çfarë të thuhet për Kosovën, e cila papunësia ka shkuar mbi 40 për qind. A ka kush mendon në këtë vend për këtë problem madhor dhe për pasojat që mund të barten më vonë? Deri më tani nga asnjë subjekt politik nuk kemi parë një plan të tillë ku thuhet se për dy vite në Kosovë ky subjekt apo ai subjekt do të punësojë kaq dhe kaq njerëz. Nëse nuk dinë mund të mësohen nga partitë simotra në rajon dhe më gjerë, kështu psh. PD-ja e Sali Berishës gjatë kësaj fushate ka premtuar se do të punësojë rreth 160 mijë njerëz në Shqipëri, ndërsa LSI-ja e Ilir Metës ka plan për punësimin e rreth 100 mijë njerëzve. Pastaj, ekonomia, energjetika, arsimi, shëndetësinë, pensionistët, etj. Këto parti deri më tani kanë shpalosur programe të gjeneralizuara dhe jo konkrete se si mund të zgjidhen këto probleme një nga një.

Qytetarët e këtij vendi janë ngopur nga premtimet e tyre boshe për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata dëshirojnë të shohin projekte konkrete dhe jo llafe dhe demagogji politike. Cila nga subjektet politike në Kosovë ka ndonjë projekt ta zëmë për sigurimet shëndetësore, pensionale, etj? Cila prej tyre ka ndonjë projekt për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve nëpër ndërmarrjet shtetërore, të cilat priten të privatizohen së shpejti? Ato nuk kanë hartuar ndonjë projekt për këtë çështje. Nuk kanë plan për rritjen e pagave të arsimtarëve, punëtorëve shëndetësore, punëtorëve administrativ, policëve, ushtarëve, etj. Këto parti krijojnë projekte ad-hoc, sipas nevojës dhe kërkesës momentale dhe jo me ndonjë plan të hartuar mirë. Kjo dëshmon edhe me gjendjen energjetike në vend, ku për dhjetë vjet të gjitha këto parti nuk kanë qenë në gjendje të japin një projekt serioz për daljen nga kriza energjetike e këtij vendi.

***
Nuk është korrekte vetëm të kritikohet dhe të shikohet me dioptri të zezë, por ka diçka edhe të bardhë, sidomos kohën e fundit në zhvillimin e infrastrukturës rrugore të këtij vendi. Janë ndërtuar dhe po ndërtohen rrugë të shumta dhe mund të thuhet se Kosova në këtë aspekt është shndërruar në punishte të madhe ndërtimi. Po ashtu, me ndërtimin e objekteve shkollore dhe disa reformave të mira në arsim, sidomos në kompjuterizimin e shkollave është arritur progres i mirë.

Nuk mund të mohohet edhe përmirësimi i dukshëm i gjendjes energjetike, por nuk mjafton kjo kur kihen parasysh resurset mjaft të mëdha natyrore dhe njerëzore të këtij vendi. Vetëm me një organizim më të mirëfilltë të këtyre faktorëve ky problem do të ishte zgjidhur kaherë.

Por, këto subjekte politike deri më tani shtyheshin për interesa grupore dhe personale, ndërsa më pastaj të dal çfarë të dal nga të tjerat. Shpresojmë se këto zgjedhje do të jenë sfida e fundit për këto subjekte politike, sepse pa programe të qarta, projekte konkrte, vizion të qartë për të ardhmen nuk do të mund të kalojnë testin e verdiktit të popullit. Vetëdija politike e qytetarit të Kosovës ka shënuar ngritje të madhe, andaj më 15 nëntor të këtij viti do të votohen vetëm ata të cilët i plotësojnë këto kritere dhe të cilët janë në shërbim direkt ndaj qytetarit të këtij vendi.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori