Zgjedhjet dhe mentaliteti zgjedhor kosovar
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 15 nëntorit 2009, tanimë është në vlugun e saj të kulmimit. Për ta përfituar besimin e elektoratit të gjerë, partitë e shumta politike që garojnë në këto zgjedhje, veç kanë nisur t’i përdorin të gjitha metodat e lejuara dhe shpesh edhe të palejuara të ndikimit tek masat.
Krahasuar me zgjedhjet e herëve të kaluara, këtë herë, përveç asaj metode të përgjithshme zgjedhore “premto sa më shumë”, apo “gënje sa më shumë”, fushata e sivjetme, me disa specifika, ndryshon nga ajo e kaluara. Derisa dikur si premtime kishim pavarësinë, bashkimin e Mitrovicës, rrymë 24 orë… etj, tani për çdo qytet të Kosovës premtohen shifra marramendëse parash për investimeve kapitale dhe hapjen (premtohen) e dy universiteteve: njërën për Prizrenin, me vendim veç të pruar nga Qeveria, dhe tjetrën për Gjakovën, për të cilën, vendimi, tek duhet të bihet më vonë (nëse fiton partia premtuese, kuptohet).
Po ashtu, tek disa parti, në porformancat e tubimeve dhe prezantimeve parazgjedhore, vërehen edhe ca risi stilistike të marketingut bashkëkohor. Flitet se disa sosh, për këtë qëllim, kanë angazhuar edhe ekspertë të dëshmuar të nivelit botëror. Por, sado që këto metoda për ne të duken bashkëkohore, sinqerisht dyshoj në efektin e qind për qind ndikues të tyre tek masat tona popullore. Sepse, këtu i thonë Kosovë dhe jo Amerikë. As Evropë!. Këtij regjioni i thonë Ballkan, e kësaj toke Kosovë, prandaj, disa “kerefeke” të stileve bashkëkohor të marketingut parazgjedhore, fare nuk pinë ujë.
Kot janë të kesh te ne reklamat e ekspozuara nëpër billborde gjigante, pllakatet e shumta të ngjitura në çdo skutë të qyteteve tona, afishet dhe prezantimet e tepruara nëpër gjitha mediet e shkruara dhe elektronike. Ato si kandidat vërtet të bëjnë të njohur por je edhe i bindin aq njerëzit tanë për të votuar për ty.
Te ne si marketing, më shumë pinë ujë metoda e sprovuar e ndikimit përmes thashethemeve të cilat bëhen nëpër çajtore dhe kafene, nëpër pamje mortore, mevlude, xhamia dhe kisha … Këto forma të marrjes në gojë, zakonisht veprojnë dhe përhapen sipas stilit: “po të kallëzoj çka morra vesh nga një miku i im i besueshëm, ama mos i trego ti askujt”….
Përveç atyre militantëve të përbetuar partiak, deri në minutën e fundit të hedhjes së votës në kutizën votuese, shumica e elektoratit tonë ende nuk e ka të përcaktuar se për ke do të votoj. Kurrë nuk do ta harroj atë mesele të sinqertë dhe të padjallëzuar të një komshiu tim, se si dhe për kë kishte vendosur të votoj ai gjatë zgjedhjeve të kaluara:
– “Menjëherë posa u zgjova atë ditë , sa isha ende në shtëpi, kisha vendosur të votoj për PDK-në. Para se të shkoja në vendvotimin e lagjes sime të votoja, rrugës, paraprakisht, si obligime mu desh t’i kryej edhe disa punë të vogla personale dhe familjare. Së pari u drejtova të rruhem te berberi, dhe aty, për atë parti që kisha vendosur të votoj, dëgjova bukur do fjalë të këqija Aty për aty ndërrova mendjen dhe vendosa të votoj për LDK-në. Menjëherë pas berberit shkova te bakalli për të blerë disa gjësende për shtëpi dhe aty dëgjova komente të papërshtatshme edhe për LDK-në. Kështu, sërish e ndërrova mendjen dhe këtë herë definitivisht vendosa të votoj për AAK-në, por, posa u gjeta në vendin zgjedhjeve rrumbullakova AKR-në….”
Dihet mirë se para dy viteve në lagjen time, mbi 90 për qind e të tjerëve i kishin bojkotuar zgjedhjet dhe ky komshi ishte njëri ndër njerëzit e paktët që kishin dalë në votime. Me sa duket, disponimi i tyre edhe për këto zgjedhje të sivjetme duhet të jetë i njëjtë – “Nuk kemi për kë të votojmë”- thonë shumica. Ama, në anën tjetër, është interesant se të gjithë me vëmendje e përcjellin fushatën parazgjedhore. Por, në to, atyre nuk po ju intereson aq se, çka po rrejnë kotë dhe premtojnë politikanët tanë, por më tepër sa vetë kanë shkuar në atë tubim dhe kush nga personalitetet e njohura ka marrë pjesë aty; a ka ndodh ndonjë ekses apo skenë qesharake …etj?
Ngjashëm është dhe me debatet televiziv që shikohen dhe përcillen me ëndje nga masa. Në to, njerëzve më së shumti ju intereson kush kujt ja ka “ngul” apo kush kujt do të ja “ftohë” nga pjesëmarrësit, se sa cilësia dhe serioziteti i premtimeve të bëra të kandidatëve.
Ndoshta ka kohë ende që të ndryshoj diçka, por aq sa po shoh unë disponimi popullor në të gjitha komuna duhet të jetë i njëjtë si nga shembulli i përshkruar më sipër. Kuptohet, gjithnjë lavdi përjashtimeve. Sepse, kudo, një pjesë e konsiderueshme e elektoratit logjikon edhe ndryshe. Mençur, arsyeshëm dhe me urtësi. Ama, kjo kategori njerëzish, kaherë ka formua bindjen e prerë se, shumica e kandidatëve që garojnë si për kryetar komune, ashtu edhe për deputet të kuvendeve komunale në këto zgjedhje, janë mediokër, pjata-lëpirës, servilë, të komprometuar, andaj asnjëri nga nuk meritor ta ketë votën e tyre…
Kështu, në fund, ju kisha sugjeruar sinqerisht, të gjitha subjekteve politike, kandidatëve të tyre për deputet dhe kryetar komunash, si dhe individëve tjerë të pavarur, që, në vend se nëpër fushata të merren me iluzione, gënjeshtra dhe premtime të kota , të cilëve nuk po ju beson më askush, më e arsyeshme do të ishte që të shqetësohen për përqindjen e njerëzve që do të dalin në votimet e sivjetme?!
Përndryshe, ashtu sikur veç po i vije era, me mosdaljen masovike të popullit, edhe me këto zgjedhje do të vazhdoj mënyra e gjertanishme e emërimit të kryetarëve dhe konstituimit të kuvendeve dhe qeverive pakicë.
Mu ashtu sikur aktualisht e kemi të konstituuar edhe Parlamentin dhe Qeverinë qendrore nga zgjedhjet e kaluara …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh shkaku i intervistës me Harrisin
Gjeneralët e Putinit po kthehen kundër njëri-tjetrit
Xuxi: Nëse e llogarisim me orë, nuk ka njeri në Kosovë që paguhet më shumë se unë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Tre lojtarët që mendohet që e "tradhtuan" Ten Hagun te Man United dhe i sollën shkarkimin
Çfarë është Super Topi i Artë? Ka vetëm një fitues deri më tani, çmimi i radhës dhurohet në vitin 2029
Ish-kryediplomatja Haradinaj thotë se as kryeministri, as presidentja s’kanë të drejtë t’i zbulojnë emrat e zyrtarëve të AKI-së
Xheneta nxjerr zbuluar produksionin, thotë se Gresa komunikon me motrën në dhomën e rrëfimit: Na ke tregu vetë
Jonida Vokshi humbi personin më të shtrenjtë
Si nisi saga e vrasjeve mes Bajrave dhe Licëve në Shkodër, 20 viktima e dhjetëra atentate që nga 2017-a