Zgjedhje të reja në Kosovë
Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet 12 dhjetorit të vitit të kaluar, i ka qitur një hije të keqe Demokracisë edhe ashtu të brishtë në Kosovë dhe sipas shumë opinioneve, nëse këto zgjedhje pranohen, shumica e deputetëve të Parlamentit të ardhshëm të Kosovës do të jenë deputet të “katapultuar” për mes manipulimit të votave nga Komisionerët e partive konkurrente dhe manipulim votash për kandidatët brenda vet partive politike, për ç’gjë disa nga ta edhe shprehin hapur shqetësimet e tyre.
Është mendim i shumicës së partive politike dhe shumë votuesve në Kosovë se vetëm mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, do ta nxirrte vendin nga kaosi i shkaktuar pas votimeve të 12 dhjetorit 2010, sepse, edhe pas një muaj të kaluar nga mbajtja e këtyre zgjedhjeve të cilat u përshkuan me manipulime të shumta e të llojllojshme, të cilat tanimë jo vetëm se janë bërë shumë të diskutueshme, por mund të mos kenë as të ardhme, ngase fundi i këtij procesi zgjedhor është bërë i paparashikueshëm edhe për vet zyrtarët e dashuruar në pushtet, rezultatet e të cilave nuk i mundësuan asnjë partie politike, krijimin e institucioneve të vendit, pa koalicione të cilat duken më tepër se të zorshme për të mos thënë edhe të pamundshme, të paktën për momentin.
Duke parë parregullsitë e mëdha dhe manipulimet e shumta të cilat u vërtetuan edhe me rastin e rinumërimit, të votave nga komuna të ndryshme të Kosovës, ato duket të kenë qenë të atyre përmasave sa që zgjedhjet do të përsëriten edhe në 24 vendvotime në Mitrovicë, nëse jo edhe në vende tjera deri te vendimi i mundshëm i arsyeshëm dhe i pritshëm për zgjedhje të reja të përgjithshme dhe jo vetëm në Skenderaj, Drenas e Deçan të caktuara që të mbahen me 9 Janar 2011.
Rinumërimi i 40% të votave, apo të 760 vendvotimeve në vend, dhe anulimi i zgjedhjeve në tri Komuna të Kosovës, nxjerr në pah të vërtetën e hidhur se jo vetëm që janë manipuluar mbi 50% të votave në gjithë Kosovën, por rezultatet e rinumërimit nxorën edhe “befasi” të reja dhe parregullsi tjera të shumta të gjetura në fletëvotime, të cilat detyrojnë përsëritjen e zgjedhjeve edhe së paku në njëzet e katër vendvotime në Mitrovicë, çka donë të thotë se rritet edhe më tej dyshimi i rregullsisë së këtyre zgjedhjeve dhe përqindja në shifrat e manipulimeve! Ndaj me të drejtë lind pyetja e pa tejkalueshme se, vallë, a nuk e rrezikojnë të gjitha këto gjetje, procesin zgjedhorë të 12 dhjetorit 2010, në tërësi?!
Kur, si rezultat i manipulimeve në këto zgjedhje Parlamenti i Kosovës, kësaj radhe do të mbushet me deputet të katapultuar me dallavere dhe ndërhyrje të dhunshme nga komisionerët edhe sot e kësaj dite pa asnjë të dënuar, dhe jo me të zgjedhurit e popullit nga vota e lirë e atyre që kanë marr pjesë në votime. Edhe pse KQZ procesin e rinumrimit të filluar më 18 dhjetor, e përfundo të martën me 4 janar 2011, të dyzet për qind të votave apo të 760 vendvotimeve anë e kënd vendit, rezultatet e këtij rinumërimi mbetën të bëhen të njohura vetëm pas auditimit, dhe rezultatit përfundimtare pas zgjedhjeve të rivotimit në Skenderaj, Drenas, Deçan, si dhe në dy vendvotime në Malishevë e Lipjan me 9 janar 2011, por nëse nuk përsëriten zgjedhjet e përgjithshme, kur do të përsëriten zgjedhjet në 24 Vendvotimet në Mitrovicë?!
Nga shkaku i përmasave të manipulimit me votën e lirë, KQZ u detyrua që t’i ndërrojë komisionerët e zgjedhjeve dhe përsëritja e votimeve në këto Komuna të zhvillohet nën një monitorim të rreptë jo vetëm nga monitorues vendës, por sipas premtimeve të shefit të ICO-së, Pieter Faith, ato do të mbikëqyren edhe nga 90 ekipe të vëzhguesve ndërkombëtarë të cilat do të qëndrojnë në qendrat e votimit, nga mëngjesi,deri në mbrëmje.
Zgjedhjeve e manipuluara Parlamentare i dhanë edhe një goditje të rëndë demokracisë së brishtë në Kosovë, ku përveç fakteve tjera të lartpërmendura, u njoftuan edhe 133 raste të paraqitura Prokurorisë, që kundër keqpërdoruesve të votës të ndërmerren veprime ligjore duke e bërë kështu edhe më të pa qartë perspektivën e vlefshmërisë së këtyre zgjedhjeve. Ndoshta ashtu siç mendojnë edhe shumica e shqiptarëve në vend, zgjedhjeve e pjesshme, do ishte më mirë të shndërroheshin në zgjedhjet të përgjithshme, ngase jo vetëm manipulimet e dukshme, por edhe rezultati i tyre, edhe nëse ai pranohet nga të gjithë pjesëmarrësit, kështu siç u “nxor” nuk i mundëson asnjë subjekti politik formimin e qeverisë dhe marrjen mbi vete të barrës së rënd të përgjegjësisë për udhëheqjen e vendit dhe vendimeve për bisedime me Serbinë.
Siç paralajmërohet do të ketë bisedime edhe për veriun e Kosovës, ku vazhdon anarkia, kontrabanda dhe sulmet kundër shqiptarëve, kurse kohët e fundit, njoftohet për sulme edhe kundër pjesëtarëve të policisë së EULEX-it dhe pjesëtarëve të OSBE-së, të cilët sulmohen fizikisht dhe marrin edhe lëndime trupore nëse nuk iu nënshtrohen urdhrave të kriminelëve të cilët veprojnë hapur në veri të Mitrovicës. Ndaj mos luftimi i krimit të organizuar, kontrabandës, kërcënimeve të hapura dhe sulmeve të shpeshtuara fizike të kriminelëve në këtë pjesë të Kosovës, nga ana e institucioneve përgjegjëse të vendit dhe EULEX-it mbetet shumë shqetësues për shqiptarët.
Madje edhe në këtë gjendje, mjerisht jo rrallë ndodhë që rivalët politik shqiptar të shikohen jo si konkurrent politik në mes veti, por gati si “armiq” deri në urrejtje duke humbur logjikën e të bërit fushatë zgjedhjesh në mënyrë normale e demokratike, dhe kësaj radhe mjerisht situata u rëndua përtej sharjeve dhe qëndrimeve emocionale, deri në shkallë kërcënimi e dhune sa që po vihet në pikëpyetje serioziteti i demokracisë dhe pluralizmit politik e institucional në vend.
Edhe nëse pranohen këto zgjedhje kështu si ishin me të metat dhe dobësitë që ato i përcollën dhe nuk përsëriten zgjedhjet në tërësi, atëherë urojmë që rezultatet e dala nga këto zgjedhjet të mos bëhen mollë sherri në mes partive politike dhe të mos krijohen situata të paqëndrueshme me ç’rast kriza politike dhe institucionale do të prodhonte edhe krizë sociale e cila edhe ashtu nuk ishte as e vogël e as e padukshme, edhe para këtyre zgjedhjeve.
Kjo edhe për faktin se procesi i bisedimeve me Serbinë nuk do të mbahet vetëm sa për të filluar procesin e negociatave apo vlerësuar qëndrimet e palëve, por ato do të mbahen edhe për të na rikujtuar edhe një herë më tepër se ëndrra serbe për ndarjen e Kosovës, jo vetëm se është gjallë, por ajo edhe është forcuar kohët e fundit, sidomos pas situatës së rëndë politike dhe institucionale që u krijua nga prishja e Koalicionit Qeverisës që rezultoi me probleme edhe në qeverisjen e vendit.
Kosova po vuan nga varfëria e popullit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, papunësia e madhe dhe joperspektiva nga demokracia e brishtë dhe korrupsioni kaq i përfolur, ku gjendja konfuze e krijuar pas zgjedhjeve të manipuluara, e uli edhe më tepër imazhin e vendit, të këtij vendi në të cilin ndjehet edhe mungesa e sundimit të ligjit, derisa politikanët vendor si përkushtim nuk e kanë mirëqenien e popullit, por preokupim të vetëm edhe në kë situatë e kanë vendosjen e tyre në pushtet, pa marrë parasysh mënyrën, qoftë ajo edhe e dhimbshme dhe e pa lavdi, nga e cila nuk nderohen as ata vetë.
Ndaj për fat të keq, as këto zgjedhje, nuk i ofruan Kosovës daljen nga kriza ku ajo mjerisht është katandisur si vend plotësisht i izoluar, në mënyrë që të mund të fillohej sa më parë me krijimin e institucioneve të forta e të qëndrueshme të cilat do të mund të zhvillonin luftë serioze kundër korrupsionit të shumëpërfolur dhe formave të tjera të keqpërdorimeve të mundshme, të cilat do të krijonin stabilitet politik e qëndrueshmëri institucionale dhe kushte më cilësore për jetën e qytetarëve në vend. Kosova pa institucione të forta, do ta ketë të vështir edhe zhvillimin e bisedimeve me Serbinë, e cila përpiqet që të shfrytëzoi gjendjen e krijuar në Kosovë dhe të përfitoj edhe përkrahjen e BE-së për ndarjen e Kosovës, derisa Kosova ka ngecur shumë edhe në procesin e integrimeve evropiane duke mbetur plotësisht e izoluar si shtet dhe vrimë e zezë në rajon, ndaj politikbërsit shqiptar, duhet ta kenë parasysh se nëse lëshohen në intriga dhe nuk sigurohet stabiliteti politik i vendit, atëherë vërtetë rrezikohet seriozisht edhe tërësia territoriale e Republikës së Kosovës dhe perspektiva e saj evropiane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?