LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri rus shpallet “persona non grata” në Moldavi

Zëvendëskryeministri rus shpallet “persona non grata” në Moldavi

Ministria e Jashtme e Moldavisë ka thënë se zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin është shpallur “persona non grata”, pas kometeve që ai ka bërë rreth Moldavisë gjatë një interviste në një kanal televiziv rus.

Qeveria e ka miratuar masën e propozuar nga ministri i Jashtëm, Andrei Galbur, i cili përcakton se, Rogozinit i ndalohet hyrja apo transporti përmes territorit të Moldavisë

“Bazuar në komentet e zëvendëskryeministri rus, qeveria moldave e ka shpallur Dmitry Rogozin “person non grata”, duke i ndaluar hyrjen në Moldavi, ka thënë ministria përmes një deklarate.


Qeveria e ka sqaruar vendimin duke cituar deklarata publike kontraverse të Rogozinit rreth Moldavisë, popullit dhe qeverisjes së saj më 28 korrik, ditën kur autoritetet rumune i kanë ndaluar Rogozinit fluturimin në territorin e Rumanisë.

Rogozin kishte planifikuar të mbante takim me presidentin prorus të Moldavisë, Igor Dodon dhe të marrë pjesë në festimet kontraverse të 29 korrikut të inicuara nga Moska, për të shënuar 25 vjetorin e të ashtuquajturit operacion paqeruajtës në regjionin e ndarë të Moldavisë, Transdniester.

Deklarimi i pavarësisë nga separatistët e rajonit Transdniester në vitin 1990 nuk është njohur ende nga asnjë vend.

Transnistria i ka qëndruar besnike Moskës, nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Rusia mban në këtë rajon 1200 forca ushtarake, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Moldavisë për t’i zëvendësuar të njëjëtit me paqeruajtës ndërkombëtarë.

Rogozin ka qenë cak i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja për shkak të mbështetjes së tij publike të aneksimit të paligjshëm të Krimesë.

Si shkak i këtyre sanksioneve atij i ndalohet hyrja në vendet e BE-së.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori