LAJMI I FUNDIT:

Zemaj nënshkroi udhëzimin administrativ që mundëson kryerjen e testeve serologjike edhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Zemaj nënshkroi udhëzimin administrativ që mundëson kryerjen e testeve serologjike edhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar sot Udhëzimi Administrativ (në shëndetësi) nr. 03/2020- Për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 08/2017– Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ky udhëzim administrativ ka për qëllim plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 08/2017 – Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor me qëllim të ofrimit të testimit për SARS –CoV – 2 .

“Me plotësimin e Udhëzimit Administrativ paraprak, Kujdesi Shëndetësor Parësor në komuna do të ketë mundësi të kryeje testime serologjike, duke raportuar për to në baza ditore në
Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.


Raporti i ekzaminimit laboratorik, përveç të dhënave të përgjithshme, duhet të përmbaj informatë për llojin e testit të kryer, prodhuesin e testit, instrumentin/aparatin me te cilin është kryer testi, si dhe komentimin profesional të rezultatit nga specialisti”, thuhet në njoftim.

Më tej, në komunikatë thuhet se me këtë udhëzim, testet serologjike do të kryhen nga laboratorët e biokimisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori