Vonesat në negociata, mostransparenca si dhe gjendja politike në Kosovë, vlerësohet se kanë ndikuar në mossigurimin e vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, në kohën kur pothuajse të gjitha shtetet në rajon kanë filluar vaksinimin.
Në Shqipëri tashmë ka filluar arritja e kontingjenteve të vaksinës së Pfizer-it pothuajse çdo javë, kurse në prill, siç ka paralajmëruar kryeministri, Edi Rama, pritet të arrijë kontingjenti i parë i 360,000 dozave të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it nga “një shtet mik”.
Maqedonia e Veriut po ashtu ka filluar vaksinimin me vaksinat e dhuruara nga Serbia, kurse Serbia tashmë u ka mundësuar qytetarëve të vetë të zgjedhin në mes katër vaksinave dhe ka vaksinuar mbi një milion njerëz.
Vaksinimi ka filluar edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.
Derisa disa nga këtyre shtete kanë bërë negociatat direkte me kompanitë për të siguruar vaksinat, Kosova është në pritje të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.
Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj kishte thënë se “Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”.
Më 5 janar, në një postim në Facebook, ministri Zemaj pati konfirmuar sigurimin e 500,000 vaksinave kundër COVID-19 nga kompania farmaceutike Pfizer. Por, nga kjo kompani vazhdimisht kanë deklaruar se negociatat me Kosovën ende po vazhdojnë.
Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, të mbajtur të hënën, pothuajse nuk u diskutua fare se kur do të fillojë vaksinimi, pos që Zemaj tha se “angazhimi ynë ka qenë maksimal për sigurimin e vaksinës në sasi të mjaftueshme për 75 për qind të popullsisë”, pa e cekur se deri ku ka arritur ky proces. Ai nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e REL-it pas takimit, lidhur me këtë çështje.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë këtij takimi deklaroi se Kosova është në pritje të kontingjentit të parë të vaksinës AstraZeneca, e cila pritet të arrijë në kuadër të programit të COVAX-it.
Fatmire Mulhaxha -Kollçaku, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është edhe epidemiologe, tha se vonesat e arritjes së vaksinës kundër sëmundjes COVID-19 që shkakton koronavirusi, po ndodhin për shkak të papërgjegjshmërisë të qeverisë dhe mosmenaxhimit të duhur të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ministri e ka obligim të dalë para qytetarëve dhe të deklarojë se kur do të furnizohet Kosova me vaksina dhe kur qytetaret do të vaksinohen. Nuk ka mundësi që të iket nga kjo përgjigjje sepse tashmë për një kohë të gjatë është deklaruar edhe është lavdëruar se janë në bisedime dhe janë duke kontraktuar, është thënë në një kohë të gjatë, mirëpo vaksina ende mungon”, tha Mulhaxha- Kollçaku.
Infektologu Ilir Tolaj, thotë se vonesa e sigurimit të vaksinës për qytetarët e Kosovës është shqetësuese. Sipas tij, kjo situatë bëhet më shqetësuese kur shihen zhvillimet dhe sigurimi në masë të madhe të vaksinave nga vendet e rajonit.
“Gjithë kësaj një shije të hidhur i lë edhe qasja e autoriteteve ndaj sigurimit të vaksinës. Në një anë kemi pasur deklarata se vaksinat janë siguruar, madje që ka kontrata e para-kontrata për numër të madh të vaksinave deri në 500 mijë, e në realitet po del se asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë, gjë që tregon për një jotransparencë e josinqeritet të autoriteteve karshi qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, tha Tolaj.
Tolaj konsideron se Kosova është vonuar shumë në fillimin e kontakteve dhe arritjen e kontratave me kompanitë përkatëse prodhuese të vaksinave. Ai thotë se kontaktet është dashur të nisin e verën e vitin 2020. Kjo vonesë sipas doktorit Tolaj, ka pasoja.
“Vaksinimi sa më i hershëm i popullatës, fillimi i vaksinimit të grupeve të rrezikut me siguri do të kontribuonte që e gjithë situata me pandeminë të lehtësohet, do të kontribuonte që rastet, të cilat janë më të rrezikuara të mos sëmuren. Në këtë moment është një joseriozitet shumë i madh i autoriteteve shëndetësore të Kosovës, të cilat këtë punë e kanë lënë praktikisht vetëm në dorën e një mekanizmi, COVAX-it, i cili edhe ashtu po kritikohet se është jofunksional”, tha Tolaj.
Sipas tij, tashmë “nuk ekziston vullneti e besoj as gatishmëria” e qeverisë në detyrë që të merret me këtë çështje.
Bujar Vitija, kryeredaktor në gazetën “Shneta”, i cili po ashtu ka pasur vështirësi në marrjen e informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë rreth vaksinës, thotë se zyrtarët e këtij institucioni, e kanë politizuar këtë proces për shkak të fushatës zgjedhore në janar, kur janë deklaruar se janë siguruar vaksinat.
“Më lehtë është të marrësh një përgjigje nga Pfizer-i ose COVAX-i sesa nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Vitija.
Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxford-it kundër koronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.
Kosova pret të marrë nga COVAX-i rreth 100.800 doza të kësaj vaksine. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje