Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në stinën e verës Kosova po duket e zbrazur pa mërgimtarët.
Zemaj ka thënë së mërgimtarët nuk po vijnë sepse nëse rikthehen në shtetet ku jetojnë janë të detyruar të rrinë në karantinë, transmeton Telegrafi.
“Virusi po na pengon neve dhe mërgatën. Këtë stinë Kosova duket e zbrazur pa qindra e mijëra mërgimtarët tanë. Këta s’po vijnë, sepse nëse rikthehen andej në shtetet ku jetojnë janë të detyruar të rrinë në karantinë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se po luftojnë me të gjitha mënyrat dhe potencialin.
“Jemi duke ndjekur praktikat mjekësore e shkencore sikurse shtetet e zhvilluara. Kemi angazhuar një armatë të tërë njerëzish e profesionistësh në luftë kundër Covid19.
Qeveria e Kosovës, i tërë stafi i Ministrisë së Shëndetësisë, qindra mjekë e infermierë në tërë Kosovën që tashmë si përforcim janë dhe 100 mjekë të rijnë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës që janë angazhuar rishtas në shërbimet shëndetësore spitalore së fundi të riorganizuara, “Bordi Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19” me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”/ IKShPK drejtuar nga prof. Dr. Naser Ramadani, SHSKUK drejtuar nga u.d. dr. Valbon Krasniqi, dhjetëra inspektoret sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale e inspektoratet e tjera përkatëse, autoritetet komunale, policia (me rreth 4000 pjesëtarë të angazhuar enkas në luftën kundër Covid19), stafi nga Qendra Operative Emergjente, sikurse një sërë mekanizmash të tjerë shtetërore, po e bëjmë të pamundurën që ta mposhtim këtë të keqe që po na rëndon çdo ditë jetën”, thotë ai.
Më tej ai ka thënë se janë në proces të licencimit të laboratorëve që do të realizojnë testime për COVID-19, për qytetarët.
“Virusi na ka detyruar ta braktisim normalitetin e përditshëm. Na është imponuar normaliteti i ri, ku detyrimisht duhet të përshtatemi e të mësohemi, që secili nga ne të vendosim maska, të ruajmë distancimin social, të mbajmë higjienën duke shpërlarë e dezinfektuar duart vazhdimisht.Na ka izoluar dhe s’mund të lëvizim lirshëm nëpër kufijtë”, pohoi ai.
Ministri thotë se COVID-19, nuk e kursen askënd.
“Asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj tij.Ne si individë, e si shoqëri, maksimalisht duhet të jemi të përgjegjshëm. Nëse nuk mbrohemi duke zbatuar rregullat antivirus kjo dergjë do të zgjas edhe më tej. Mbajtja e maskës nuk është sakrificë. Është heroizëm.E shpëton veten, familjen dhe të tjerët.Juve që s’mbani maska, përveç se mund të infektoheni, njashtu nxitni papërgjegjshmëri edhe tek të tjetër.Përkujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj”.
Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rregullat anti COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket një vajzë në Prizren, rasti nën hetim

Popovski: Maqedonia duhet të heshtë dhe të jetë e kujdesshme në pozicionimin e saj në arenën ndërkombëtare

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, të dyshuarit nën kërcënimin e armës vjedhin një mijë euro – rasti po hetohet

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës