LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë, çdo përkeqësim në sistemin shëndetësor do të ketë pasoja afatgjata

Zemaj: Jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë, çdo përkeqësim në sistemin shëndetësor do të ketë pasoja afatgjata

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ndodhemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë me COVID-19.

Zemaj ka thënë se çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata.

Këto komente Zemaj i bëri përmes një postimi në Facebook, ku dha detaje tjera rreth Planit të Reagimit Kombëtar dhe takimit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.


Postimi i plotë:

Me kërkesë të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar, u mbajt takimi i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.

Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.

Si Ministri e Shëndetësisë, kërkuam më shumë mbështetje, për shkak se jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë dhe çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori