LAJMI I FUNDIT:

Zemaj falënderon gazetarët për punën në kohën e pandemisë: Telefoni im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie

Zemaj falënderon gazetarët për punën në kohën e pandemisë: Telefoni im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar mediet për angazhimin e tyre në luftën kundër COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se raportimi për pandeminë po bëhet shkëlqyeshëm duke mos shkaktuar panik.

Ministri ka thënë se do të ofroj transparencë maksimale për punën në MSH dhe se telefoni i tij do të jetë i hapur për secilin gazetar.


“Fatkeqësisht Covid-19 vazhdon të jetë kryelajm i përditshëm. Ndërsa, gazetarët po dëshmojnë̈ se po respektojnë̈ rregullat profesionale dhe etike. Unë̈ do të ofroj transparencën maksimale për punën në Ministrinë̈ e Shëndetësisë̈ dhe celulari im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Medie një instrument kyç në luftën tonë kundër Covid-19.
Media është̈ bërë pjesë shumë e rëndësishme e arsenalit tonë në luftën kundër Covid-19. Raportimi për pandeminë po bëhet par exellence duke mos shkaktuar panik. Azhurnimet e çdoditshme me risitë dhe rekomandimet e profesionistëve të mjekësisë vetëm sa rrisin potencialin tonë në këtë përballje. Mesazhet tona për masën po përçohen përmes medies e cila është ura kryesore e komunikimit tonë me secilin qytetar, e secilin pacient të prekur nga virusi. Në këto rrethana, ne në ethe çdo mbrëmje presim njoftimin për rezultatet e testeve dhe shifrat e të infektuarve, e të shëruarve. Fatkeqësisht Covid-19 vazhdon të jetë kryelajm i përditshëm. Ndërsa, gazetarët po dëshmojnë se po respektojnë rregullat profesionale dhe etike. Unë do të ofroj transparencën maksimale për punën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe celulari im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie.
Me shumë mirënjohje i falënderoj për ndihmën që po japin!
Gazetarëve dhe medieve t’u duartrokasim!
/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori