Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë në procedurën penale
Ardita Morina
Avokate
Me rastin e vendimmarrjes nga ana e Gjykatave të instancës më të ultë jo rrallë ndodh që të bëhen gabime në aspektin formal dhe material të cilat mund të kenë ndikim në garantimin e ligjshëm të drejtave të palëve.
Qëllimi kryesor i zbutjes së jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë si mjete të jashtëzakonshme juridike është sigurimi i realizimit të ligjshmërisë së proceseve gjyqësore nga të cilat rezultojnë vendime të cilat paraqesin zgjidhje të ligjshme dhe të drejta të çështjeve konkrete që sigurohet edhe kontrollimi i ligjshmërisë së vendimeve të plotfuqishme.
Prandaj e drejta e mjeteve të jashtëzakonshme juridike është e drejtë që garantohet me Kushtetutën e Kosovës por edhe me Kodin e Procedurës Penale.
Pala mund të kërkojë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit në çdo kohë gjatë periudhës së mbajtjes së dënimit, por jo kur kanë mbetur edhe gjashtë muaj deri në përfundim të dënimit me burgim. Pala ia paraqet kërkesën Gjykatës Themelore që e ka nxjerr aktgjykimin e formës së prerë dhe ia përcjell të gjitha kërkesat e vlefshme Gjykatës Supreme.
Zbutja e jashtëzakonshme e dënimit lejohet kur pas formës së prerë të aktgjykimit paraqiten rrethana të cilat nuk kanë ekzistuar në kohën e marrjes së aktgjykimit, ose kanë ekzistuar në atë kohë, mirëpo gjykata nuk ka qenë në dijeni për to, kurse ato dukshëm do të ndikonin në dënimin më të ultë.
Kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit mund të paraqes prokurori i shtetit, i dënuari dhe mbrojtësi i tij. Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit nuk e pezullon ekzekutimin e dënimit.
Për kërkesën mbi zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës. Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës i paraqitet Gjykatës Themelore e cila e ka marrë aktgjykimin.
Gjykata Themelore ia dërgon kërkesën prokurorit të shtetit i cili përgjigjet në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
Gjykata Themelore vërteton se a ekzistojnë shkaqet për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit e pastaj shkresat me propozimin e arsyetuar ia dërgon Gjykatës Supreme.
Gjykata Supreme e Kosovës refuzon kërkesën kur vlerëson se nuk ka bazë ligjore për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, ndërsa nëse e aprovon kërkesën, gjykata me aktvendim e ndryshon aktgjykimin e formës së prerë lidhur me vendimin mbi dënimin.
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë – paraqitet kundër vendimit gjyqësorë të formës së prerë në rastet e shkeljes së ligjit penal, në rast të shkeljes esenciale të ligjit të procedurës penale, në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.
Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqes kryeprokurori i shtetit, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij në afat prej tre muajve nga dita kur të pandehurit i është dorëzuar vendimi gjyqësor i formës së prerë.
Kur me vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është vërtetuar se janë shkelur të drejtat e njeriut në dëm të pandehurit, afati për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë rrjedh nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dorëzohet të pandehurit.
Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i paraqitet Gjykatës Themelore që ka marrë aktgjykim.
Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i Gjykatës Themelore, me aktvendim hedh poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nëse: kërkesa është paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me përjashtim të rasteve sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës; kërkesa është paraqitur nga personi i paautorizuar dhe është paraqitur jashtë afatit.
Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i Gjykatës Themelore me aktvendim hedh poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nëse: kërkesa është paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me përjashtim të disa rasteve sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, nëse është paraqitur nga personi i paautorizuar dhe jashtë afatit.
Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit.
Për kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në seancë të kolegjit. Në rastin e vendosjes së kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë Gjykata Supreme e Kosovës kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat pretendon paraqitësi i kërkesës. Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se shkaqet për të cilat ka marrë vendim në dobi të pandehurit ekzistojnë edhe për ndonjërin nga të bashkëakuzuarit që nuk ka paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, vepron sipas detyrës zyrtare sikurse kërkesa është paraqitur nga personi i tillë.
Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim refuzon si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kur vërteton se nuk ekziston shkelje të ligjit për të cilat pretendon paraqitësi i kërkesës, ose kur kërkesa është paraqitur për shkak të vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike sipas neneve të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është e bazuar, atëherë ndryshon vendimin e formës së prerë në tërësi ose pjesërisht anulon vendimin e Gjykatës Themelore dhe kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit.
Në qoftë se aktgjykimi i formës së prerë anulohet dhe lënda kthehet për gjykim të ri, gjykata merr për bazë aktakuzën e mëparshme dhe atë pjesë të saj që ka të bëjë me pjesën e anuluar të aktgjykimit.
Gjykata detyrohet të ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtoj të gjitha çështjet për të cilat ka paralajmëruar Gjykata Supreme e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Kujdes! Gruaja nevrike
Asnjëherë mos i vendosni këto sende në koshin e plehrave
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite