LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet specifikat e Samsung Galaxy Ace

Zbulohet specifikat e Samsung Galaxy Ace

Duket se modeli më i ri i telefonit të mençur - Samsung Galaxy Ace (S5830), për të cilin mendohej se do të emërtohet Samsung Galaxy Mini, nuk do të quhet kështu sepse i njëjti do të ketë emër të ndryshëm në treg, varësisht prej vendit se ku shitet.

Ndërsa numri i serisë së këtij telefoni do të mbetet i njëjtë – S5830, emri i tij do të ndryshojë varësisht prej tregut. Në Indi, ky telefon do të quhet Samsung Galaxy Cooper, ndërsa për këtë model tashmë janë zbuluar edhe karakteristikat kryesore.

Ne tashmë e dimë se ky telefon do të bazohet në Android 2.2 Froyo, ndërsa i njëjti do të përmbajë edhe funksione tjera të avancuara, si: TouchWiz 3.0 UI, ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç si dhe rezolucion 480 x 32o pikselë.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që telefoni do të përmbajë edhe lidhje si HSDPA (7.2Mbps), 900/2100 MHz, EDGE/GPRS, 850/900/1800/1900 MHz, Wi-Fi 802.11 b/g/n, DLNA dhe A-GPS.


Përveç tjerash, Samsung Galaxy Ace posedon edhe kamerën me 5 mega-piksel me auto-fokus të integruar, ndriçuesin LED si dhe procesorin me kapacitet prej 800MHz të Qualcomm, bashkë me memorien e brendshme prej 150MB dhe mikro SD kartelën me 2GB. / Telegrafi /