LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një pikturë e re e Van Goghut

Zbulohet një pikturë e re e Van Goghut

Muzeu i Vincent van Goghut në Amsterdam njoftoi mbi zbulimin e një vepre të re të piktorit.

Vepra “Perëndim dielli në Montmajour” është pikturuar në vitin 1888 dhe konsiderohej e zhdukur.

Piktura ishte pjesë përbërëse e një koleksioni privat. Atë e sollën në muze për t’i kryer ekspertizën, transmeton Koha.

Në shtator piktura "Perëndim dielli në Montmajour" do të ekspozohet në Muzeun e Amsterdamit.